Dritan Hila: Ja interesi i rusëve, si agjentë të shërbimit sekret! Nëse në Uzinën e Gramshit do të kishte shpërthim, atëhere..

23 Gusht 2022, 11:41Kronika TEMA

Dritan Hila: Ja interesi i rusëve, si agjentë të shërbimit

Ditët e fundit ngjarja që ka marrë vëmendjen e opinionit është përplasja e rusëve me ushtarët shqiptarë në uzinën e Gramshit. Në Dritare TV në rubrikën Komenti i Ditës gazetari Dritan Hila foli për këtë çështje, duke e vënë theksin tek interesi i rusëve në këtë kohë, si agjentë të shërbimit sekret.

“Gramshi ka qenë një pikë e rëndësishme për prodhimin e armatimin shqiptar. Uzina e Gramshit dikur ka qenë një uzinë për prodhim armësh. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pretendon se tani nuk ka aktivitet në Uzinë, por gazetarët, referuar burimeve zyrtare thonë të kundërtën.

Që Uzina e Gramshit, nuk është më ajo që ka qenë dikur, kjo është e dukshme. Por përse duheshin tre operativë të shërbimit sekretë rusë për t’u futur në Uzinën e Gramshit?

Le ta marrim të mirëqenë që ata nuk janë blogerë, por operativ të shërbimit sekret. Rusia është në luftë jo vetëm në atë që e shohin të gjithë me Ukrainën, por edhe në një luftë psikologjike, që ka lidhje me perceptimin e Rusisë dhe fuqisë së saj në botë.

Rusia ka nevojë të tregojë që është ende një fuqi e madhe ushtarake, që mund të godasë pranë kufijve por edhe më larg tyre. 

Në këtë aspekt doja të përmendja rastet kur kemi pasur shpërthime të depove me municione në vendet e NATO-s. I tillë ka qenë shpërthimi i një baze ushtarake në Çeki. Që tregon se shërbimi operativ sekret rus vepron edhe jashtë kufijve.

Gjithashtu kemi goditje të bazave ku NATO-ja çon furnizime për Ukrainën”, u shpreh Hila.

Duke folur për sulmin e rusëve në Uzinën e Gramshit, Hila tha se nëse ky skenar do të ndodhte, kjo do të ishte një sukses për Rusinë dhe nga ana tjetër, një goditje për NATO-n.

“Nëse në Gramsh do të kishim një shpërthim do të quhej një sukses i shërbimit sekret rus. Media nuk do të merrej më me çështjen se sa fishekë prodhonte Gramshi, sa armë demontonte, por që një bazë ushtarake e NATO-s është goditur.

Kjo do të shkaktonte një valë entuziazmi në Rusi dhe do të tregonte se Rusia është në gjendje të godasë edhe në prapavijat e thella të NATO-s. Kjo do të tregonte se NATO nuk është në gjendje të ruajë as bazat e saj, e jo më të ndihmojë Ukrainën të fitojë luftën me Rusinë”, u shpreh ai.

5 Komente

  1. G
    Gzimi ish cubi i rtsh publike pa publik

    Lerni spiunt turist meruni me gazetaret e analistet shqiptar spiune te kinezve qe te fshehur pas radios se jashtme te Kines Ejani japin informacione sistematike. Nuk jan pak mbi tridhjete qe paguhen rregullisht. Ne krye eshte nje antar i kshilles drejtuese te rtsh g. p. Nje tjeter koleg i tij i njohur ne rtsh t.th. ka vu ne dispozicion apartament e tij ne bllok me qera

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Eshte e vertete o Gezim por kjo gje nuk eshte e re.Qe kur ne kemi vendosur mardhenie diplomatike me ato vende qe kemi edhe sot zbulimi i huaj ka bere punen e saj ashtu sic e kemi bere edhe ne. Nuk jane vetem Kinezet qe kane mesuar shqip por kemi pothuajse nga te gjitha vendet. Serbia,Greqia,Maqedonia,Italia,Franca,Gjermania,Rusia po e po Kina po dihet,Hungaria,Bullgaria,Rumania,Cekia,Polonia etj etj.Te gjithe keta kane punuar per interesat e tyre dhe per interesat e te treteve. Greku ka rekrutuar shume shqiptare meshkuj dhe femra qe punojne per te si ne Greqi ashtu dhe ne Shqiperi. Shkoni nga bregu dhe atje do gjeni plot spiuna te zbulimit Grek ku vizitohen periodikisht nga agjente te zbulimit Grek prane Ambasades ne Tirane apo dhe te ardhur nga Greqia.Serbia normal qe ka patur agjentet e vet qe nga Maqedonia,Dibra e madhe,Tuzi,Mali i Zi dhe rrethinat ku Shqiptare te mirefillte ka sherbyer per UDB pra jane pafund personat qe jane marre me veprimtari subversive ne Shqiperi. Nuk ka lidhje se eshte Dritan Hila "spiun" apo jo apo njeri dhe tjetri.Problemi eshte qe njerzit te kthejne koken nga e shkuara dhe mos toleroje apo anashkaloje personat e dyshimte qe i sheh kudo qofshin e mos thone qe nuk eshte puna ime. Ne Amerike nje miku im thote qe kudo edhe neper trena thuhet shpesh. "nese sheh dicka thuaj dicka" sepse sic eshte edhe ajo fjala popullore qe: Nga ferra e vogel del Lepuri i madh. Ketu behet fjale per vendin tone dhe jo per vendin e Edi Rames,Sali Zagarit apo Agush Karalloit.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Tropoja

      Dritan haleja eshte bir ish spihuni sigurims dhe i di mire keto pune plus ka qene zv minister i mbrojtjes dhe nga qe e shendriti ministrin me politikat e tij e perzune nga dritarja jo kjo dritare tv por ajo nga dalin kapterrat,shish shiu apo ish shiu agjencia inteligjences ushtarake jane dallkauk pa eksoerience thjeshte partiak jo me kot ai spihuni fredi qe u emerua nga tos klosi shiti info agjensive jo mike ndaj shqiperise po keshtu eshte çdo hallke e shqiperis sa te jete edvin hamalli

      Përgjigjjuni
      1. P
        Prec Doda

        Dole prape ti nga pylli geshtenjave? Te ka dhene leje Saliu? Kur do shkoni perseri te grabisni para ne Rinas? I ke akoma uniformat e Repartit 326? Ju dha arme Sali Berisha, edhe pse ju dhis.ni gjak nga frika.

        Përgjigjjuni
      2. c
        ceni

        Ja ke futur kot o tan kesaj here .Dergimi i tre "agjenteve" ishte jo per ti thene NATO-s qe ju nuk jeni te zotet sepse ky organizem nuk e ka bazen tek nje punishte montimi apo demontimi armesh por shume e me gjere se kaq e se agjentura Ruse nuk kishte mbetur ta godiste ate ne bisht.Vertet mund te ndodhte ndonje shperthim por ajo do ti dedikohej "Protestes se 25 Gushtit" te paralajmeruar nga Ilir Meta ku kishte dite qe theksonte se kjo qeveri i kishte ditet e numeruara.Dhe me kete nivel shoqeror vertet edhe mund te ndodhte qe "ditet e kesaj qeverie te ishin te numeruara"!Pytja eshte e thjeshte perse I.M nuk e permend me 25 Gushtin per proteste dhe valle a ka lidhje kjo me keta te derguarit e "Putinit?Kete duhet te zberthejne organet kompetente e duhet te jete teme ne rendin e dites. Imagjinoni qe pas ndonje shperthimi te mundeshem perpara dt.25 /08/2022 se si do perdorej nga dyshja tashme e afirmuar SA-LI(Sali Like). Organet perkatese duhet te veprojne shpejt pasi Shqiperia nga keto vemje kercenohet vertet seriozisht ku per interesa familjare ata mund ta ridjegin Shqiperine kurdohere.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje