Gjykata e Apelit lë në qeli Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij, Dorian Alia, porositësin dhe një nga autorët e dhunës fizike të ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Avokati Mëngjesi u dhunua fizikisht nga katër persona, tre prej të cilëve vijojnë të jenë në kërkim.
Mëgjesi pësoi dëmtime të rënda në kokë, ndaj dhe u vendos në intubim për të pasur nën kontroll gjendjen e tij.
Autorët e sulmit
Dritan Nano mbahet si organizuesi i sulmit, teksa ka angazhuar tre autorët që i bënë pritë Mëngjesit. Bëhet fjalë për:
Dorian Beqir Alia, 32 vjeç, dhunuesi, dhëndri i Nanos, banues në Tiranë, i cili u vetdorëzua në polici
Drivald Sokol Alia, 21 vjeç, autor sulmi, banues në Tiranë, shpallur në kërkim
Elton Ndue Kasaj, 33 vjeç, banues në kryeqytet.
Ndërkohë, në ngjarje është përfshirë dhe një person i katërt, Romario Roberto Tabaku, 26 vjeç, po banues në Tiranë, por ky nuk ishte pjesë e dhunuesve.
Tabaku ka pasur për detyrë largimin e autorëve nga vendngjarja, duke përdorur një automjet tip ‘Audi’ me targë AB 696 JT.
Lini një Përgjigje