Dhunuan me hekur e grushte një 26-vjeçar, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë e tij në Gramsh

26 Maj 2025, 13:30Kronika TEMA
Dhunuan me hekur e grushte një 26-vjeçar, shpallen në

Një sherr mes disa personave është regjistruar ditën e sotme në Gramsh.

Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se një 54-vjeçar së bashku me dy djemtë e tij 22 dhe 23-vjeç, për motive të dobëta, kanë dhunuar dhe goditur me sende të forta një 26-vjeçar. 

Mësojet se 26-vjeçari ka marrë disa dëmtime fizike, por aktualisht është nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh shpallën në kërkim, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit G. B., 54 vjeç, A. B., 23 vjeç dhe A. B., 22 vjeç, (babai me 2 djemtë), pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe me send të fortë metalik një 26-vjeçar, duke i shkaktuar dëmtime fizike. 26-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme", njoftoi policia.

Lini një Përgjigje