“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor” - Avokati i Elvi Shkambit: Ai hynte e dilte me pistoletë në gjykata

9 Tetor 2025, 18:22Kronika TEMA
“Do kërkojmë ekspertim të shëndetit mendor” -

Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor të vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Avokati Ibra ka deklaruar në emisionin “Breaking” në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të.

Avokati tha se siç ka deklaruar edhe vetë Shkambi, kjo nuk është hera e parë që ai hynte me pistoletë në sallat e gjyqeve.

“Çështjen e mora për shkak të njohjes familjare. Do të kërkojmë ekspertim mjeko-ligjor për shëndetin mendor të Shkambit. Edhe ky person që e ka vrarë nuk është në jetë.

Po ta shohësh, merren të gjitha shkaqet, rrethanat...Unë mendoj, në deklarimet që ka bërë Elvis Shkëmbi, thotë që në disa raste ka qenë me pistoletë në gjykata, nuk a qenë hera e parë. Në disa raste ai ka shku me armë në gjykata. Çështja nuk është që një njeri normal të shkojë me paramendim. Mua më duket anormale”, deklaroi Ibraj.

3 Komente

  1. .
    ...

    Më dukët e drejtë, ajo çë thotë Avukati, sepse sa do kotë çë të jët shteti, mundsia e kapjës së armës në ambjentet e Gjykatës ështe shumë i lartë dhe duhët të ishte shumë i letë, po të gjykoshë me dhogjikë.. Edhe në Afrigë apo në shtetët më të mbarumë të botës që të hyshë i armatosur në një Gjykatë ështe po thuaj i pa mundur... Veç në Shqiprie ndodhë kjo...

    Përgjigjjuni
    1. A
      Avokati

      I siguroi avokati 8 mije euro te mbledhur a deri tani.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Toni M.

        Ne ket krim fajsohet babai 100%.. femija duhet te mos u fuste ne ket valle qe terhiqej nga shume familje.. dhe sikure te marresh gjygjtare.. avokate nga e gjithe bota se fiton dot drejtesine e kesaje banese.. pasi aty jane shitebler hyrje... jane me qera nga dikush qe e ka ne pronsi hyrjen... dmth gjate gjithe viteve eshte bere nje lemsh nga bashkia e para.. dhe kush ka privatizuar nje pjese te hyrjeve... tani babai duke ditur gjithe ket lemsh duhet te merrte me qetesine me te madhe gjoja si pronare mbas viteve 1996 i baneses... te kenaqej me pak.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje