Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tropojë, pasi ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka dhunuar me grushte një 31-vjeçar.
“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin G. N., 34 vjeç, banues në fshatin Llugaj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka goditur me grushte shtetasin B. N., 31 vjeç, për motive të dobëta.", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Pse nuk e arrestuat Sali Berishën kur e theu masën e sigurisë për 8 muaj rjesht?