Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ngrirjen e dekretit të Begajt

9 Tetor 2025, 16:16Kronika TEMA
Pezullimi i zgjedhjeve në Tiranë, zbardhet vendimi i Gjykatës

Është zbardhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ngriu dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit në bashkinë e Tiranës.

Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkoi që Dekreti i Presidentit të shpallej i paligjshëm dhe të pezullohej procesi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. 

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot në datën 09.10.2025 pasi mori në shqyrtim paraprak kërkesën e paraqitur nga kërkuesi Erion Veliaj me objekt: “Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me nenin 115, pika 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës parashikon, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.”, bazuar në nenin 45 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar dhe nenit 27 të Rregullores për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës,

VENDOSI

Pezullimin e dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë.

7 Komente

  1. A
    Adriatik

    Vendimi eshte mare vetëm nga presioni mediatik.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Analosit

      Nese gjykata kushtetuse do ndiqte marrezine e Rames do te ishte fundi i shtetit. Nuk e di kush e beri presionin mbase edhe vrasja e gjykatesit ndikoi.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Populli

      Tirana , kryeqyteti i vetem me kazane siper pallateve. Tirana do zgjidhje urgjente se po mbytet nga rremuja, nga plehrat, keta vazhdojne me show politik. Tirana eshte rast unikal ne bote ku i vidhet taksa popullit dhe paguhen incenerator qe nuk ekzistojne

      Përgjigjjuni
      1. V
        Votusi

        Turp per kete president derdimen. Bravo Erjon Veliajt qe nuk pranoi "arrest shtepie" ne kembim te mos ankeses tek kushtetusia. Gjykatesit qe e lane ne qeli jane te majte e dine te gjithe. Turp per antaret e keshillit bashkiak socialist qe tradhetuan kryetarin e tyre ne diten me te veshtire dhe ndoqen verberisht Ramen. Kam me shume repspekt per Veliajn sot. Keta plehrat u ben bashke dhe filluan fushaten.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Ramaduro me bishtin nen shale.

          Presionin ne heshje e beri Rruga e Elbasanit, nuk mund te lejonte me tej bastardin e Surrelit te shkelmonte me tej si gjithnje Kushtetuten dhe shtetin ligjor.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Ka Cecua bicak, por me adrese ne rrugen e Elbasani

            Fitore fitore kapter Baromi e hengri ne bithe, Berisha shpetoj nga diskretitimi.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fpa

              Po vetem pezullimi I decrepit per zgjedhjet ne Tirane. Po per Vendimin K. Ministrave per shkarkimin e kryetarit te Bashkise.nuk e kane mare ne shqyrtim?!?!

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje