"Do të të vras", merr vjehrrën në telefon dhe e kanos, arrestohet 36-vjeçari në Kukës (EMRI)

7 Mars 2023, 09:55Kronika TEMA

"Do të të vras", merr vjehrrën në telefon dhe e

Një 36-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e policisë, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit vjehrrën e tij.


Gjatë kontrolleve në banesë, kuksianit Halim Matmuja iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

Njoftimi i policisë:

Kukës

Kanosi për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij, arrestohet në flagrancë  36-vjeçari.

36-vjeçarit iu gjet në banesë, një armë zjarri pushkë të cilën e mbante pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se po kanosej për jetën, përmes telefonit, kanë organizuar punën me qëllim kryerjen e të gjitha veprimeve procedurale për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.

Për këtë rast, Policia e Kukësit arrestoi në flagrancë shtetasin H. M., 36 vjeç, banues në fshatin Pobreg, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kanosja”.

Nga hetimet paraprake të kryera, rezultoi se 36-vjeçari kishte kanosur për jetën, përmes telefonit, vjehrrën e tij.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë që mbahej pa leje nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme. 

1 Komente

  1. A
    Ave

    Keta Turqit barbar, kohet e fundit kane lujet nga ment e kokës komplet

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje