Dosja “Babale”, shtyhet për të gjashtën herë gjyqi për Ervin Salianjin

19 Dhjetor 2022, 10:01Kronika TEMA

Dosja “Babale”, shtyhet për të gjashtën herë

Për të gjashtën herë radhazi, seanca në Apel për deputetin Ervin Salianji është shtyrë. Kësaj here shkak është bërë mungesa e trupës gjykuese e për pasojë seanca nuk mund të jepet. Ditën e sotme pritej të kishte një vendim për një çështje që ka zgjatur prej shumë muajsh me radhë, po mungesa e formimit të trupës gjykuese bëri që ajo të shtyhet.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. 

 Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun. 

Ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

6 Komente

  1. T
    Tironsi

    A e kuptoni o shqiptare qe e gjithe drejtesia eshte berishiane ? Kur vjen puna per te denuar nga e djathta gjygjet shtyhen pafundesisht ndersa te majtet pa u menduar i plasin brenda njeri pas tjetrit, kryebashkiake, deputete e ministra.

    Përgjigjjuni
    1. p
      pilo lala

      Sakte. Kryebashkiaku i Peshkopise, Lushnjes, Divjakes, Ministri Tahiri, te gjithe shkuan ne burg. Llalla, Salianji, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Shkelzen Berisha, Komandanti Gardes 21 Janarit, , asnje nuk ka bere nje dite burg. Vetem keta te PS shkojne si cjapi tek kasapi. Drejtesia eshte ne duart e Argita Berishes. Si mund te mbash pedagoge nje non-gratta, kete e di vetem dekani i Juridikut.

      Përgjigjjuni
    2. d
      dionisi

      Keto jane gjykatat e ndyra ne kete vend.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Km

        Kuvendi duhet te miratoje nje ligj per ndeshkimin e gjyqtareve qe bejne lojra te ndyra me gjykimin e ceshtjeve,Duke i shtyre sipas qejfit.Edhe Nese eshte i semure duhet te paraqese raport mjekesor dhe te zevendesohet menjehere .Eshte e papranueshme shtyrja e perseritur e gjyqit per shkak te mungeses se gjyqtarit.Duhet te Dale dhe te mbahet pergjegjesi.

        Përgjigjjuni
        1. o
          o ju shkerdhefte Afrika o BOrdello Drejtesi

          Po Qeverria e kaolave perse Hesht ne kte Skandal te papare ne Bote ,qe nji fallsifikator ,e manipulues e Drejtesise i cili Futi ne Burge disa persona duke Manipuluar Telefonanat e paasnji Fakt - vazhdon te jet i lire e pellas si Politikan ne Parlament !!!!!!!!!!!!!!! C'far Politikanesh po na afroni mor Shtet maskarenjsh qe nuk ju interesika fare Drejtesia ne kte vend ? Turp te keni o Pushta ,prandaj ngjallen Krimbat e Llumit te Halese Esadiste cdo dite se ju Te Hanu Mut Medieve dini vetem e jo te beni Drejtesi e Shtet

          Përgjigjjuni
          1. F
            Fatmira

            Cfare ben Kuvendi iShqiperise, me shumice absolute deputetesh te Partise Socialiste? Pse nuk miraton ligje te forta kunder gjyqtareve qe shtyjne dhe manipulojne gjyqet? Pse zvarriten gjyqet e Kumbarit Salianji dhe te kriminelit Arber Paplekaj?

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje