Dosja e AKSHI-t/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Gerond Meçe: Më vunë kapuçin në kokë dhe….

22 Dhjetor 2025, 16:08Kronika TEMA
Dosja e AKSHI-t/ Zbardhet dëshmia e biznesmenit Gerond Meçe: Më

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masën e arrestit ndaj drejtuesve të AKSHI-t, si edhe ndaj biznesmenëve Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, përfshin një dëshmi tronditëse që hedh dritë mbi presione ekstreme dhe metoda kriminale të përdorura për të ndikuar në procedurat e prokurimit publik. Fjala është për rrëfimin e biznesmenit Gerond Meçe, i cili sipas dosjes, është marrë peng dhe kërcënuar derisa ka pranuar të tërhiqej nga ankimimet për disa tenderë shtetërorë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Meçe rrëfen se ngjarja ka ndodhur poshtë pallatit ku banon, në momentin kur sapo kishte zbritur nga makina. Dy persona iu afruan dhe u prezantuan si punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pa i paraqitur asnjë dokument zyrtar, ata e urdhëruan të hipte në automjet, duke i komunikuar se ishte i arrestuar.

Fillimisht, Meçe thotë se e ka besuar versionin e tyre, për shkak se ndodhej në oborrin e pallatit të tij dhe personat mbanin veshje që ngjanin me uniformat policore. Por shumë shpejt, sjellja e tyre dhe mënyra e veprimit i kanë ngjallur dyshime serioze.

Sipas dëshmisë, në momentin që po vendoste çantën e shpinës dhe çantën e dorës në bagazhin e makinës së tij, është afruar një automjet tip fuoristradë “Range Defender”, ngjyrë e zezë, me fenelina policie. Më vonë ai ka konstatuar se automjeti mbante targën AC121JJ. Një nga personat, i veshur me uniformë blu dhe jelek të verdhë me mbishkrimin “BKH”, e ka thirrur në emër dhe i ka thënë: “Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne, hyr në makinë”.

Brenda automjetit ndodheshin edhe dy persona të tjerë, të veshur me bluza që ngjanin me ato të policisë dhe xhinse të zeza. Të dy kishin tatuazhe të dukshme në duar, detaje që Meçe i përshkruan me saktësi në deklarimin e tij dhe për të cilët shprehet se mund t’i identifikojë lehtësisht.

Pasi makina u nis, Meçe kërkoi t’i paraqiteshin dokumentet e arrestimit dhe të lejohej të njoftonte familjen. Kërkesat e tij u refuzuan. Përkundrazi, njëri prej personave i tha se “letrat do t’i marrësh në komisariat”, ndërsa u tentua t’i vendoseshin prangat. Pikërisht në këtë moment, sipas dëshmisë, ai kuptoi se personat nuk ishin punonjës policie, pasi nuk dinin as të vendosnin prangat, duke u detyruar të ndërhynte njëri prej tyre për t’i rregulluar.

Kur makina po largohej nga oborri i pallatit, Meçe ka parë babain e tij dhe në atë çast i është vendosur një kapuç i zi në kokë. Kjo, sipas tij, ka qenë pika kur ka kuptuar se nuk bëhej fjalë për një shoqërim zyrtar, por për një pengmarrje.

Automjeti ka devijuar nga itinerari i zakonshëm dhe, ndonëse i është thënë se po dërgohej në “komisariatin më të afërt”, sjellja e personave brenda makinës dhe komunikimet e tyre me zë të ulët mes tyre vetëm sa kanë forcuar bindjen e Meçes se po mbahej peng.

Sipas SPAK, dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen se kanë porositur dhe organizuar këtë pengmarrje, me qëllim ushtrimin e presionit ndaj Meçes për të hequr dorë nga ankimimet e tenderëve shtetërorë.

Hetimi vijon, ndërsa dëshmia e biznesmenit, e përfshirë në aktet zyrtare të Gjykatës së Posaçme, konsiderohet një nga elementët kyç të dosjes, të cilën gazeta TemA e ka në dispozicion./TemA

 

23 Komente

  1. S
    Sokol, NY

    Pra mund te themi se jemi ne kushtet e nje situate kur diskutohen hapja e kapitujve per te hyre ne BE.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban !:"',.;:

      Me fal se mu duk sikur po lexoja ndonje ngjarje tjeter , nga nje kohe tjeter....a nuk ndodhnin edhe ne kohe te Saliut keto lloj ngjarjesh ???...po ne cfare drejtimi po shkojme para , mbrapa , anash ???

      Përgjigjjuni
    2. E
      E vërteta

      Po si vërtetohet që ky nuk gënjen?

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeriu i mire

        Se ne ate moment gruaja jota po bente gojore. E kam me fakte. Po do foton ta nis. P.s. meqe ra fjala lumsi ne per gruan qe ke ti.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Super i verteti

          i forte je! po ka materiale filmike pra apo nuk e shikon kopertinen

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mis milet jazek servil

            Te gjithe po genjejne. Armiku i brendshem ne bashkepunim me armikun e jashtem, kane si qellim te diskretitojne partine, qeverine dhe liderin tone. Por patronazhistet vigjilente do ta ndalin kete menxyre. Poshte Drejtesia e Re e Saliut. Rrofte Partia dhe Qeveria! 100 mandate do fitojme zgjedhjet e reja qe te pellcas armiku.

            Përgjigjjuni
            1. h
              hajvani

              nuk i sheh videot o KAR!!!!

              Përgjigjjuni
              1. A
                Albi

                ate foton aty lart e shikon apo nuk mjaftueshem e dallueshme?

                Përgjigjjuni
                1. m
                  mirlinda karakurva

                  qenke kar komplet...

                  Përgjigjjuni
                2. B
                  Botë e qelbur

                  Po sikur ata rrëmbyesit u hoqën sikur ishin punonjës të policisë por në fakt ishin një grup kriminelësh të paguar?

                  Përgjigjjuni
                  1. k
                    kristi

                    Si spiegohet qe mban mend me imtesi tatuazhet, apo targen disi te vecante kur gjendja ne te tilla raste eshte kunfuze? Me kete prokurori, pikerisht para protestes ngjarje te tilla sajohen per te inatosur njerezit qe te dalin ne proteste dhe te jene sic thote hajditu dhe gjykatesi i korruptuar Gjin Gjoni agresive. Shikoni c'behet 300 apartamente therret njeri, 1500 apartamente pergjigjet tjetri, 3 milion euro vere thone nga ana tjeter.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mirlinda karkur a

                      O kar si si mban mend…

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Artan Z

                      Automjeti me targë AC121JJ, eshte fiksuar disa here nga radaret e Policise Rrugore te Tiranes, duke u bere karshillik duke mos u ndaluar. Jane fotot e radareve. Gjenden po te doje BKH.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E verteta

                        Eshte makina e Çapjave te Elbasanit

                        Përgjigjjuni
                      2. T
                        Taulant

                        Pergjimet jane ne duart e Amerikaneve . Kerrici Vucicit eshte kapur shah mat Nuk ka ku te shkoj . Do perfundoj si Gedafi.

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mondi

                          Do I hash karin.Hajde ktu prap si I dhier kur te dali fjala ime.

                          Përgjigjjuni
                        2. F
                          Fat man

                          Qe te behet me e sakte deshmia te na tregoni emrin e babait te Geronit si dhe prania e dosjes se tij te Mero Gelbaza tregojne qarte pushtetin mafioz qe komandohet nge Palloshi i Gjate, te gjithe hane pas shpines se tij, por........cfare u hedh ai nga pas kockat per t'i lepire se mishin dhe veren 33 mije euro shishja i ka ngrene e pire ai me Lubi Ballukun.

                          Përgjigjjuni
                          1. L
                            Lufte midis bandave te PS.

                            Shoke te "Njesitit Gueril" Geron Mece eshte mashtrues genjen, personat qe e rrembyen ishin vertet te BKN qe punojne per llogari te grupeve kriminale, prandaj quhet edhe grupi strukturuar kriminal ku nuk ben perjashtim edhe ky Geroni.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Artan Z

                              AC121JJ eshte me fenelina. Dakort. Por ky model mjeti perdoret etem nga BKH, ose Operacionalja. Keshtu qe SPAK e ka kollaj per ta identifiku dhe mjetet me fenelina Jane me autorizim te Policis Rrugore. Me keshtu makinash leviz Dumani

                              Përgjigjjuni
                            2. d
                              dsa

                              Komentues Artan Z targat e automjetit jane fiksuar nga radaret e Por-licise Rrogore nuk eshte bere kar-shillek, por ata jane siguruar qe operacioni mafioz shteteror te perfundoje me sukses.

                              Përgjigjjuni
                              1. P
                                Pak nga të gjitha

                                Ky ka qenë klient i Akshit me tendera miliona euro dhe nuk ka pranuar klientë të ri . Njenjtë me grupet e drogës

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Erion Ismaili, Vrases ne Polici

                                  Kjo ngjarje tregoi fytyren e vertete te krimbit, sevilit të pabesit Erion Ismaili. Ky gruaqim duhet vrarë..

                                  Përgjigjjuni
                                  1. U
                                    Ushtari.

                                    O gero si biznesmen qe je sa pare ke fituar nga keto inskenime. Besoj se me shume nga cdo fitoje pk te te kushin dhene tenderin.

                                    Përgjigjjuni

                                    Lini një Përgjigje