Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe efektivin e policisë në Vlorë

22 Dhjetor 2025, 12:55Kronika TEMA
Do u hiqej tenda në biznese, katër persona dhunojnë

Një aksion i përbashkët i Policisë Bashkiake dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës është shoqëruar me një incident ditën e sotme. 

Katër qytetarë, të cilët kundërshtonin ndërhyrjen e autoriteteve në biznese, janë përplasur fizikisht me drejtorin e IMT-së dhe inspektorin përgjegjës.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Vlorës. Pas konstatimit të përplasjejes fizike, në vendngjarje kanë ndërhyrë efektivët e Policisë Rrugore për të neutralizuar situatën.

Gjatë ndërhyrjes, një prej punonjësve të policisë është goditur nga disa persona, duke u detyruar të nxjerrë armën e shërbimit dhe të qëllojë në ajër.

Në vijim, janë njoftuar forcat speciale “Shqiponja”, të cilat kanë shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme procedurale.

 

2 Komente

  1. Nuk kane faj

    Terbohen njerezit e shkrete,kur shohin qe keta bq “shtetare” ndajne miliona euro te taksave popullit sipas oreksit dhe sipas qefit.Ketyre i thojne ke shkel ligjin bam me fadroma dhe tritol,ngordh per buke se duam dhe themi ne. Te iken zari nuk kane faj qe reagojne

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elektorati gri

      I lumtë dora! Kështu e duan se jan bër të padurueshëm! Shtet policor! Mir që nuk na vijn brenda në shtëpi!!!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje