Gazmend Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK-ut: Kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

22 Dhjetor 2025, 08:00Kronika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar pjesë nga dosja AKSHI, ku sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë lekë të reja për tre kompani të cilat kanë fituar procedura prokurimi qe dyshohen të paracaktuara nga grupi i drejtuar prej tij.

Sipas SPAK, faturat janë fiktive, me qëllim përfitimin e parave që rrjedhin nga këto procedura. Kjo, sipas hetimit, konfirmohet nga fakti që kompania e Agasit nuk ka as zyre për të zhvilluar aktivitetin dhe as personel, por përdor si zyrë ambientet e kompanisë "Soft & Solution" të Ermal Beqirit dhe burimet njerëzore të po kësaj kompanie Po ashtu sipas hetimit, administratorja e "Ea Solution" nuk rezulton të ketë qënë në dijeni për lidhjen e këtyre kontratave.

Në fillim të kësaj jave, GJKKO autorizoi ekzektuimin e 8 masave në kuadër të këtij hetimi, mes të cilave "arrest me burg" për Agasin e Beqirin si dhe "Arrest shtëpie" për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën e AKSHI-t.

Gazmend Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK-ut: Kompania e Ergys Agasit
Pjesë nga dosja e SPAK, publikuar në rrjetet sociale nga Gazment Bardhi.

Gazmend Bardhi nxjerr pjesë nga dosja e SPAK-ut: Kompania e Ergys Agasit

3 Komente

  1. M
    Mara emigrante ne Itali

    Po keto dokumenta sikur ishin sekret si ka mundesi qe ðalin ? Kesaj I thone gjyq popullor vetem per te mare neperkemb ligjet .

    Përgjigjjuni
    1. L
      Loku i Tiranes.

      Ku a sekreti hetimor??????? Kush i jep dosjen Kryepederit?????

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gano

        Spaku është byro informative për propagand e PD.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje