Dosja “Partizani”, Taulant Balla: I qëndroj deri në fund kallëzimit ndaj Berishës

30 Prill 2026, 12:48Kronika TEMA
Dosja “Partizani”, Taulant Balla: I qëndroj deri në fund

Një ditë të madhe për drejtësinë”, e konsideroi kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla gjyqin e çështjes “Partizani”, ku ai është paraqitur sot si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit. Në një prononcim për mediat Balla theksoi do të përgjigjet për çfarë ta pyesin dhe do t’i qëndrojë kallëzimit të bërë ndaj Sali Berishës.

Që nga viti 1912 Shqipëria s’ka qenë kurrë më afër Europës se sa sot, dhe arsyeja është reforma në drejtësi, që ka rikthyer besimin te drejtësia. Këta në bankën e të akuzuarit më kanë akuzuar mua për shpifje në 2012. Ky është rast tipik i korrupsionit të nivelit të lartë. 5 për qindshi është korrupsion. Unë do përgjigjem për çfarë të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha Balla.

Seanca e sotme hap fazën e shqyrtimit të provave, ku palët do të përballin argumentet dhe faktet në sallën e gjyqit. Fillimisht, prokuroria do të paraqesë provat e saj, duke nisur me dëshmitarët. Për ditën e sotme janë thirrur katër persona për të dëshmuar, mes tyre edhe deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Përveç Ballës, janë njoftuar edhe disa ish-drejtues të lidhur me klubin shumësportësh Partizani, të cilët pritet të japin dëshmi mbi rrethanat e privatizimit. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ata do t’i përgjigjen thirrjes së gjykatës edhe pse paraqitja është detyrim ligjor. 

3 Komente

  1. G
    Gallate, jeta po behet me bukur

    Or Sale! U linde me kontributin e partizanit Vuk serbi dhe me duket se po e mbyll me Partizanin Klub shqiptar! Jete muti! Me partizan e fillove me partizan po e mbaron! Ne fakt prish pune skema e 21 Janarit! Por le ta quajme vazhdimesi! Me mire vone se kurre! Te Fala FM. Per IM ka fillue me me ardhe keq. I duhen marre paret e vjedhura dhe do cuar ne shtepi! Zoti le te tregoj planin e tij....

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Jam dakord qe Berisha duhet te perfundonte prej kohesh prapa hekurave bashke me mbesa kuc e mac ,por me skandalet qe ka bere lideri juaj duhet te ishte brenda dhe ky prej kohesh ,mos te harrojme bazen e Limionit ,Begaj Rama xhacka,,,Bazen e Gjadrit qe as pyeti njeri ,karaburun sazan ,satelitet,tigrat ne vlore,Belinda me tenderat ,dhe ne fund skandali me i madh, klonimi i data bazes se te dhenave nga karaputana Karcanaj me grupin e strukturuar kriminal,mos te harrojme dhe baxhanakun e leiderit tone,per pak harova dhe keshilltaren e tij me skandalin e IPARD .TE NA RROJE RILINDJA ME SKANDALET

      Përgjigjjuni
      1. M
        Munika

        Krimbat e Ullirit s'po dine si t'ja bejne kufomes se veremosur non grata, qe ju ka ngel ne dore.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje