
Daniel Pepaj që ra në prangat e Policisë më shumë se dy vite pas vrasjes së dyfishtë të dy kushërinjve të tij në Vrith të Malësisë së Madhe, del të dielën, 11 dhjetor, para Gjykatës së Shkodrës për tu njohur me masën e sigurisë "arrest me burg".
Ora News mëson se prej tetorit të vitit 2020, kur dhe ndodhi vrasja fshihej në territoret malore të Malësisë së Madhe, ndërsa ka dyshime se ndihmohej nga të afërmit për tu strehuar dhe shpëtuar policisë.
Pavarësisht se qëndronte prej kohësh nëpër vende malore, ai ka ndryshuar disa herë vendqëndrimet për t'ju ruajtur hakmarrjes por edhe autoriteteve, si dhe për të siguruar ushqim e veshmbathje.
Pepaj akuzohet për vrasjen e Vilson Çutajt dhe Klement Pepajt në Vrith të Malësisë së Madhe, trupat e të cilëve u gjetën rreth një javë pas krimit në një parcelë hashashi të njëjtin fshat
Më herët në pranga përfundoi Rrok Pepaj, babai i Danielit, i cili akuzohej si bashkëpunëtor në kultivimin e bimëve narkotike, aktivitet për të cilin edhe ndodhi krimi i dyfishtë. Danjel Pepaj vijonte arratinë, ndërsa i ati ka rrëfyer para drejtësisë se nuk ka pasur asnjë komunikim me të dhe që nuk di madje edhe nëse është gjallë apo jo.
Ky i fundit, sipas burimeve policore, në momentet e para të arrestimit, ka shfaqur pendesë për vrasjen e dy kushërinjve më 3 tetor 2020 duke artikuluar se ka gabuar që nuk është dorëzuar që ditën e parë.
Trupat e dy kushërinjve Vilson Çutaj, 37 vjeç dhe Klement Pepaj, 21 vjeç u gjetën të vrarë më 8 tetor pranë një parcele ku ishin kultivuar 29 bimë kanabis sativa.
Yt race e poshter vriten dy djem nenash per 40 rrenj helm .
Do ishte e ndershme e plotesisht e justifikueshme zbatimi i kanunit me rreptesi.Zhdukja e kesaj familje vrasese,marrja e pasuris te tundeshme e te patundeshme te kasaj famije e kthimi i kesaj pasurie familjeve te demtuara eshte baza nga duhet te fillohet denimi. Kjo familje gjenetikisht vrasese duhet zhdukur ne te gjitha mendyrat e mundeshme.Kto jane cmimet qe vazhdojne te vuajne Shqiptaret nga "reforma agrare" made in Berisha qe solli edhe ndryshimin demografik te llahtareshem e grabitjet neto te tokave e pasurive te pronareve .Shikoni jane pikerisht ato familje qe kan levizur e perfituar nga ky ndryshim demografik e patjeter ne krye te ketyre grupeve jane "tropojanet trima" e sherrgjij.arrogant,te paftyre e shume mashtrues.0