E dinte se vajza e saj abuzohej seksualisht por nuk kallëzoi në polici, arrestohet 44-vjeçarja në Përmet

1 Tetor 2023, 12:46Kronika TEMA

E dinte se vajza e saj abuzohej seksualisht por nuk kallëzoi në

Një 44-vjeçare nga Përmeti është arrestuar për moskallëzim krimi dhe për mashtrim.

Sipas policisë, ajo dyshohet se ajo ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas tjetër, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në organet përkatëse.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici. Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. R
    Raimond Vlonjati

    Po mire , po ai qe beri Krimin nuk arrestohet ? Apo s'ka gje, te arrestojme kete qe nuk kallzoi krimin, se ecim me parullen e Dulles " Indiferenti me i rrezikshem se fajtori" lol.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje