E reja përplas për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë në Durrës

27 Dhjetor 2025, 13:00Kronika TEMA
E reja përplas për vdekje 69-vjeçarin me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, në qytetin e Durrësit, ku si pasojë ka humbur jetën një 69-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Katund Sukth–Fllakë, ku një 29-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë, ka përplasur 69 vjeçarin R. B., i cili po lëvizte me biçikletë.

Ai është dërguar në spital, ku fatkeqësisht më pas ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë njoftuar se pas aksidentit, arrestuan në flagrancë drejtuesen e mjetit me inicialet Xh. Ç., 29 vjeçe, banuese në Durrës.

1 Komente

  1. s
    serxho

    Dikur shoferet ka qënë shum të kujdesëshme sot në përgjithësi janë skandaloze....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje