Tragjedi në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën i riu te "Kthesa e Cakranit"

25 Dhjetor 2025, 20:37Kronika TEMA
Tragjedi në autostradën Levan-Tepelenë, humb jetën i riu te

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja fatale ka ndodhur në vendin e njohur si “Kthesa e Cakranit”. Burime paraprake bëjnë me dije për RTSH-24 se një i ri ka humbur jetën si pasojë e përplasjes, ndërkohë që identiteti i tij ende nuk është bërë i ditur për publikun.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç. Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.”, njofton policia.

Paraprakisht raportohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit dhe shkaqeve që çuan në këtë humbje jete. Për shkak të natës dhe pozicionit të aksidentit, u bëhet thirrje drejtuesve të tjerë të mjeteve që qarkullojnë në këtë aks të tregojnë kujdes të shtuar.

3 Komente

  1. l
    loni

    Prinderit e paskan vrare te gjorin femije me duart e tyre. Si mund te lejohet nje femije 16 vjec ti jape makines.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari i Ilirisë

      Le të rrojnë sa malet tani ata që i kanë dhënë makinën një 16 vjeçari! Dërra!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Luli

        Turp i madh nje 16-vjecar nget makinen!!!!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje