Një banesë në fshatin Sanxhak të Laçit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në shtëpinë që e 64-vjeçarit me iniciale M. L.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia gjatë gatimit me bombol gazi.
Fatmirësisht, nga raportimet e deritanishme nuk njoftohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të konfirmuar plotësisht shkakun e zjarrit.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme procedurale.
Lini një Përgjigje