Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës të Bashkisë Vlorë

25 Dhjetor 2025, 13:00Kronika TEMA
Vodhën karburant nga makinat e punës, pezullohen 3 punonjës

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej 19 dhjetorit 2025, pas dyshimeve se kanë përvetësuar karburant nga mjetet e punës në Pikën e Grumbullimit të Mbetjeve. Për të njëjtin rast, janë ndërmarrë masa disiplinore edhe ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake.

Rasti është evidentuar pasi një drejtues kamioni të ushtrisë, i angazhuar në pastrimin e rrjetit të kanalizimeve dhe i parkuar në ambientet e pikës së grumbullimit, ka konstatuar ndërhyrje të dyshimta në mjetin e tij, duke ngritur dyshime për mungesë nafte.

Pas sinjalizimit, drejtuesit përkatës në bashkëpunim me përgjegjësit e mjeteve ushtarake kanë verifikuar pamjet e kamerave të sigurisë. Kontrolli ka zbuluar se kamera që monitoronte vendin ku ishte parkuar kamioni ishte zhvendosur nga pozicioni fillestar, duke mos mbuluar më zonën përkatëse. E njëjta situatë është konstatuar edhe në një interval tjetër kohor.

Gjatë orareve kur kamerat rezultonin të spostuara, shërbimin e kishte një efektiv i Policisë Bashkiake, i cili në deklarimin e tij ka pohuar se lëvizja e kamerave ishte bërë me kërkesë të dy punonjësve të ndërmarrjes së pastrimit, për të mundësuar furnizimin e një automjeti me naftë.

Në vijim, Policia Bashkiake ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj efektivit për shkelje të rregullave të shërbimit, ndërsa Bashkia e Vlorës ka pezulluar tre punonjësit e përfshirë, ndonëse këta të fundit kanë kërkuar rikthimin në detyrë.

3 Komente

  1. L
    Lani

    Shqiptari eshte I korruptuar ne palce e kemi ne gen edhe pik

    Përgjigjjuni
    1. K
      Karrocieri jo fukara

      Edhe unë si karrocier nuk e lëviz rrrotën po të mos ma lyejnë … e kemi të trashëguar nga pashallarët … te gjithë duam të jeml pasha dhe kapedan … psh unë jam karrocieri boss ne fshatin tim ..

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shkelzen shkerdhata

      Dhe mut vjedhin lere me karburant, pse te gjith preferojne te punojne ne shtet vetem per te vjedhur se privati u shkerdhen listen e dasmes

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje