Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku biznesmeni Artur Ligeja u plagos me thikë nga shtetasi Eri Velecia, i cili më pas është ndaluar nga policia.
Mësohet se autori ka hyrë në biznesin në pronësi të të plagosurit dhe I ka kërkuar këtij të fundit para. Ligeja ka refuzuar t’i japë, dhe autori për pasojë e ka qëlluar me thikë.
Eri Velencia njihet dhe si përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Ndërkohë, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital.
Lini një Përgjigje