Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset 19-vjeçari

25 Dhjetor 2025, 12:32Kronika TEMA
Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, plagoset

Një konflikt mes dy të rinjve në Kuçovë ka përfunduar me përplasje fizike, ku një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 19-vjeçar për motive të dobëta.

Policia e Beratit njofton se i plagosuri ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një shtetas 19 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

1 Komente

  1. O
    O Zot cfare tjeter do te na shohen site....

    turkish telesehir continue.... allah uakbar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje