Aksident në Kamëz, katër persona të lënduar

25 Dhjetor 2025, 16:30Kronika TEMA
Aksident në Kamëz, katër persona të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në zonën e Valiasit, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi” dhe një “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur, duke pësuar dëmtime të ndryshme trupore, por jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit për trajtim të specializuar mjekësor.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar se cili prej drejtuesve të mjeteve kreu manovër të gabuar.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Audi” për veprime të mëtejshme procedurale.

 

1 Komente

  1. S
    Sass

    Policia nuk duhet te nderhy ti zgjidhin problmet me kanunin e sali shpellarit

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje