Vodhi një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, arrestohet 27- vjeçari

25 Dhjetor 2025, 15:05Kronika TEMA
Vodhi një shumë parash dhe disa sende në një lokal në

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 27-vjeçar, pasi vodhi një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak.

Në pranga u vendos personi me inicialet S. D., 27- vjeç, banues në Shijak, i dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, po ashtu edhe pije alkoolike dhe cigare.

Sipas policisë, 27- vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Njoftimi i policisë:

Shijak/ Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak,  brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes.

27- vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u  identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, i dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

1 Komente

  1. 3
    30 goditje me kamxhik

    Dhe tani çfarë do ngjajë me hajdutin?! Do ta ushqejnë mirë në qeli, do ta nxjerrin pastaj në gjyq, ku gjyqtari do të shprehë mirëkuptim për veprimin e tij dhe do ta dënojnë me ca kohë burg. Por meqë është sjellë mirë do lirohet para kohe. Dhe do vazhdojë të vjedhë. Kjo është drejtësia sot. Po të ishte për mua nuk e çonja asnjë ditë në burg. 30 goditje të mira me kamxhik dhe ik ose në spital ose në shtëpi. Dhe po e përsërite vjedhjen dyfish të rrahurat.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje