Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës që kanë prona në Shqipëri

25 Dhjetor 2025, 19:24Kronika TEMA
Dyshime për para droge, SPAK heton pasuritë e 89 shtetasve të

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer hetime për verifikimin e pasurive të mundshme në Shqipëri të 89 shqiptarëve të Kosovës, pas dyshimeve se mund të krijuar mbi të ardhura kriminale.

Veprimet hetimore janë kryer në zbatim të një letërporosie të dërguar nga autoritetet e drejtësisë në Kosovë, që po hetojnë 31 persona të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të angazhuar në trafik droge dhe pastrim të parave. Të gjithë janë identifikuar për shkak të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC, bazuar në të dhënat e marra nga autoritetet belge dhe franceze të drejtësisë.

Kërkesa e bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është miratuar nga Gjykata e Posaçme, që i ka dhënë dritë jeshile SPAK të kryejë hetime për llogari të palës kosovare.

Nga hetimi në këtë shtet ka rezultuar se të pandehurit fitimin e gjeneruar nga aktiviteti kriminal e kanë transferuar nëpër biznese të ndryshme, të cilat janë themeluar nga vetë të pandehurit dhe persona të tjerë. Po ashtu, një pjesë të pasurisë rezulton të jetë konvertuar në prona të luajtshme dhe të paluajtshme si tokë, shtëpi, banesa, vetura etj., me qëllim fshehjen e burimit të vërtetë.

Referuar hetimit në Kosovë, rezulton se të pandehurit i kanë investuar paratë e trafikut të drogës në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si brenda territorit të Republikës së Kosovës, ashtu dhe në vende të tjera përfshirë këtu dhe Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye, pala kosovare kërkon të kalohet në filtër jo vetëm pasuritë e tyre, por edhe të 58personave të tjerë, familjarë të tyre, në emër të të cilëve mund të jenë regjistruar pasuritë e paligjshme. Në zbatim të kërkesës së drejtësisë kosovare, SPAK do të gjurmojë jo vetëm pasuritë e mundshme të patundshme të tyre, por edhe nëse kanë hapur llogari bankare në banka të nivelit të dytë në Shqipëri. /A2

9 Komente

  1. P
    PD

    I mbaruan problemet me shqiptaret e Shqipërise , tani do te zgjidhin problemet e shqiptareve te Kosovës ! Po pak turp nuk keni që asnjë punë nuk çuat deri ne fund , por vetem talleni e dridhni zinxhirin ?

    Përgjigjjuni
    1. E
      Enveri

      Per pronat e paret e Berishajve nuk kane asnje dyshim edhe pas nja 20 padive te personale te ndryshem, Dumani kish thon qe jan pare djerse dhe gjaku, po, gjakut te Gerdecit!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dani USA

        Po o PD ke te dreit,spakut nuk i a mbane te fusi ne burge krye terroristin Sali dhe merret sa per tu gjetur si kola ne pune qe tejustifikoi rrogat e maime qe mer pa te dreit

        Përgjigjjuni
        1. U
          Une jam pe Korce(Mashtrues,Hajdut Dhe drogaxhinje)

          Hetoni edhe Flori pronar I Kafe “Korces”,banues ne Waterbury,Ct.Ai meret me bixhoz (ilegal gambling),I cili punon komplet me cash.Ka filiala ne gjithe zonen New England.Perndyshe eshte pe Korce.Bjerni prapa se do zeni edhe peshq te tjere.

          Përgjigjjuni
          1. ,
            ,,

            Te gjithe pallatet, lokalet, televizionet ne Tirane e kudo jane me leke droge.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vis vlonjati

              O ju shkerdhefsha grate ju te spakut o moterqira meruni me robt se sja u ma verra me ate malokun e mutit o plehrat e mutit ptuuuuu ju shkerdhefsha gocat dhe grate o bythqima

              Përgjigjjuni
              1. A
                A.a

                Vetem 89?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Mimika

                  Haha! Këta i zgjidhën punët e Shqipëris dhe po hedhin sytë nga Kosove. Ju ka marr mu… shalët nuk merreni me Gërdecin, 21 janarin, rrugën e Kombit, incenratorët me ata që mbani padrejtësiisht në burg ose i mbani kot për qejf se punë nuk bëni. Kaloj viti që mbani në burg Ilir Metën, Ilir Beqen, Erion Velin, Sali Berishën burrë plak e mbani varur, etj etj. Punoni apo e keni mendjen te brekët e Monikës, Ajolës apo gruas së Ahmetit. Arben Ahmetin e harruat e mirë se ashtu ishte një punë haha, jeni bërë për tu qarë.

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Ciraku

                    Hetoni dhe gjithe turqit qe kane ngritur ose ka e vjedhur bizneset e shqiptareve me mashtrime. Te gjithe thuajse kane bere marifete dhe kryejne fshehje prash dhe evazion ne kete vend leshi.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje