
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Vashtëmi të Maliqit.
Blutë e Korçës njoftojnë se në banesën e shtetasit R. K., 59 vjeç, dyshohet se nga pakujdesia ka plasur një bombol gazi. Si pasojë e shpërthimit të bombolës, kanë mbetur marrë djegie trupore shtetasit R. K; djali i tij T. K., 34 vjeç, si edhe familjari i tyre shtetasi A. M., 40 vjeç.
Ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje