Fëmija tre vjeçar, i cili u rrëmbye nga gjyshja duke mos ia dorëzuar të ëmës pas një vizite rutinë, më në fund ka rënë në duart e autoriteteve.
Ka qenë gjyshja, Barie Gjuni ajo që e shoqëruar nga një avokat e ka dorëzuar fëmijën në polici.
Gjyshërit morën fëmijën më 13 prill dhe nuk e dorëzuan tek e ëma, e cila ishte larguar nga banesa pas vdekjes së bashkëshortit.
Ndërkohë në pranga kanë rënë më parë bashkëshorti i Barie Gjunit, Rexhep Gjuni dhe vëllai i saj, Arben Selaj të cilët dolën ditën e djeshme para gjykatës dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.
Konflikti
Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, bazuar edhe në dëshminë e nënës së fëmijës së rrëmbyer, është mësuar se Ile Gjuni pas vdekjes së të shoqit ka vendosur të largohet nga shtëpia e burrit të ndjerë dhe të kthehet në shtëpinë e të atit.
Ajo ka refuzuar t’u ketë thënë se ka vendosur të nisë një jetë tjetër, por më herët mes saj dhe gjyshërve të fëmijës së saj kishte patur përplasje për kujdestarinë e 3-vjeçarit.
Ile Gjuni i ka thënë policisë se kishte vendosur që çdo fundjavë të ua dërgonte fëmijën dhe madje edhe t`i takonte gjyshërit e tij, por të shtunën e 13 prillit kur ka shkuar të qëndroje me ta, ajo nuk i ka gjetur, as ata dhe as të voglin e saj.
Kjo eshte skandaloze,rraseni brenda kete qe te binden dhe te tjeret,gjyshja ja rremben femijen nenes,ajdutshe,egoizem i semure!!! Gjyshet megjithe se mund te provojne dashuri te madhe per nipin,nena eshte nene,e keta paskan mendu,qe jane me te mire prej saj per te rritur nipin?
Nuk mund t'ia rrembesh femine nenes...eshte krim