E vërteta e borxhit të Luiz Ejllit, si u bë viktimë e mashtrimit, kush janë tre burrat që e futën në darën e kredive dhe një dramë e rëndë

2 Maj 2023, 08:42Kronika TEMA

E vërteta e borxhit të Luiz Ejllit, si u bë viktimë e

Historia e Luiz Ejllit është historia e mijëra të rinjve dhe të rejave të thjeshtë të këtij vendi, të cilët jetuan në demokracinë që flet shqip. Me ndryshimin e vetëm dhe të rrallë, që historia e Luizit, pati një “happy-end”. Luiz Ejlli është sot shqiptari më i njohur dhe i komentuar nga të gjithë, brenda dhe jashtë kufijve, përfshirë diasporën dhe Kosovën.

I admiruar nga një shumicë milionëshe që, për pasion me siguri do kalonte edhe përkrahësit më të zjarrtë të të gjitha partive politike të marra së bashku, Ejlli as nuk e imagjinon dot (deri të dielën) se çfarë ndikimi dhe force ka historia e jetës së tij tek miliona të rinj dhe të reja, njerëzit e thjeshtë, populli i zakonshëm.

Jetën prej 37 vitesh ai e tregoi në ngashërim dhe përlotur të shtunën mbrëma, si për të vulosur në zemrën e të gjithëve, thirrjen: Ma ndryshoni fatin o njerëz!

Luiz Ejlli, vjen nga një familje e thjeshtë shkodrane, lindur në një qytet me shumë art, histori dhe vuajtje. Si pinjoll i mijëra familjeve të zakonshme shqiptare, ai u rrit përvuajtur në demokracinë e ’91, ’97 dhe gjithë viteve që solli shekulli 21. U përpoq të ndërtojë një jetë brenda artit, këngës, muzikës. Ia doli disi me fitimin e një konkurrimi – Festivalit të 44-ët në RTSH dhe pjesëmarrjen në një tjetër, Eurovision 2006.

Por arti në Shqipëri nuk të jep “bukë” vec çmimeve. Bëri kompromis me dashurinë të përzier me pushtet, kur u bë “dhëndri i Jozefinës”, politikanes së ashpër të Partisë Demokratike, e cila mbahet mend për shprehjen, por dhe sjelljen “Kapeni për zhelesh dhe nxirreni jashtë”.

Luizi në rrëfimin e tij tregoi se ndarja me të bijën e Jozefinës, përfundoi në një vetmi dhe disfatë të madhe, në një sedilje makine, me 37 mijë lek në xhep, pa shtëpi dhe më pas, pa punë, praktikisht i përzënë prej zhelesh jashtë, nga një jetë 10 vjeçare.

Fatin e sa të rinjve shqiptarë 20, 30 apo 40 vjeçarë ka shenjuar historia e Luiz Ejllit? Të talentuar, të zhgënjyer nga dashuria dhe jeta, të papunë, të nëpërkëmbur dhe të zhvlerësuar nga shoqëria dhe “demokracia”?

Luizi i tregoi rinisë dhe shoqërisë se ishte mbytur në borxhe, ndaj e don’ dëshpërimisht çmimin, për një fillim të ri, jetë të re. Për të krijuar një familje, një strehë të tijën, pa lakun e borxhit dhe pa kompromisin e titullit të vjetër “kollovar”. Natyrisht që rinia po ‘tërbohet’ duke e nxjerrë fitues me mesazhe dhe përkrahje të shfrenuar. Politika e të dyja krahëve po druhet të reshtohet e ta gllabërojë. Po ruan me frikë deri të djelën…se fenomeni “Luiz” mund të jetë një goditje fatale për ta. Ai mund të akuzojë!

Sot, do akuzojmë në emër të tij. I kapur nga dara e “Iute”, Luiz Ejlli është një nga mijëra viktimat e aktivitetit të mikrokredive në Shqipëri. Në borxh 2 milion lekë të vjetra për shkak të një mikrokredie, Luizit i është bllokuar llogaria bankare nga 7 Prilli, duke e lënë pa asnjë lek deri në 24 Dhjetor 2022, kur Big Brother-i i hapi një “llogari” me çek të bardhë…

Burime nga banka Raiffeisen, tregojnë për DITA se llogaritë e sekuestruara si e Luiz Ejllit janë me mijëra, mbushur me emra të rinjsh e të rejash nga të gjitha fshatrat dhe qytetet e Shqipërisë. Ata bllokohen për shkak të borxheve të kredive konsumatore që merren lehtë edhe online, vetëm me një kartë identiteti, sidomos tek Iute.

Mikrokreditë e Iutes variojnë në vlera nga 200 mijë – 1 milion lekë të vjetra, me afat 1 deri në 36 muaj, që “luizët” i marrin zakonisht për nevoja emergjente, halle që s`presin por edhe blerje në qendra biznesi, dyqane elektroshtëpiakesh ose telefonash. Vetëm për vitin 2022, janë më shumë se 15 000 llogari individësh të sekuestruara vetëm për interes të Iutes-s, pohon burimi i bankës. Këto mikrokredi aplikohen në dyqane, ose nëpër kioskat e shumta që janë hapur kudo në Shqipëri.

Rastin e tij Luiz Ejlli do ta tregojë vetë me detaje, kur të dalë. Ai do i tregojë popullit të tij se sa para mori tek Iute, çfarë halli kishte, sa pagoi dhe nëse e dinte se do paguante shumëfish në fund.

Nëse e dinte se ndaj tij është zhvilluar një gjyq në Tiranë, në 25 Mars 2021, kur Gjykata nxorri një urdhër ekzekutimi që ai të paguante, sa lekë? Nëse e dinte se “Iute” e shiti kredinë e tij tek një tjetër mikrofinancë me emrin “Final”. Nëse e dinte se “Final” caktoi një kompani tjetër “ADCA” që të mblidhte borxhin ndaj tij dhe, nëse e dinte se një përmbarues ia kishte bllokuar llogaritë për borxhin serial, 208 mijë lek të vjetra!

Luizi i tregoi shqiptarëve që, për shkak të bujarisë së shkodranit Benet Beci, ishte punësuar tek KESH-i por nuk u tregoi nëse i merrte paratë e rrogës nga 7 prilli 2022, dita kur dara e “Iutes” me mashtruesit e tjerë, e kapi prej gryke dhe e mbajti fort, deri ditën kur u fut në Big Brother AlbaniaVip-2.

Me dhjetra të rinj si Luiz Ejlli janë gënjyer, janë mashtruar, janë dhunuar nga mashtrimi i madh me mikrokreditë, janë infektuar rëndë nga ky virus. Virus më i madh se ai i Pandemisë, që konkurron për vuajtje e pasoja, mashtrimin e tmerrshëm të firmave piramidale në vitet 1994-1997.

Në tre vitet e fundit, dhjetra kioskat dhe aplikimet online të mikrokredive “Iute” janë mbushur plot me të rinj shqiptarë, familjarë të varfër të qyteteve dhe fshatrave, të pamundurit, të dëshpëruarit e zhytur në borxhe të mëparshme, për të blerë kush një lavatriçe, kush një ‘telefon’, dikush aplikon për ilaçe ose dhurata.

Shumë prej tyre për të likujduar muajin e mëparshëm në borxh ushqimor. Të gjithë bashkë të futur në çarkun e madh të fajde-mikrokredive, çark i krijuar dhe lejuar të funksionojë si pjesë e sistemit financiar shqiptar, nën hundën e autoriteteve tona. Me lejen e tyre?!

Çdo ditë reklamat e bukura me shkëlqim shumë inkurajojnë marrje mikrokredish. Ato ftojnë nëpër media për t’u futur në kurthin e ëmbël, në borxhin fajde, që më pas prodhon histori të dhimshme, të trishta, shpesh tragjike, sidomos për të rinjtë që jo të gjithë do jenë “fitues” të një Big Brotheri, si Luiz Ejlli.

“Iutecredit Albania” dhe kioskat simotra u japin para për “7 minuta”, vetëm me një kartë identiteti nevojtarëve, sidomos të rinjve e të rejave të pamësuar ende me “hilet” e jetës, pa u dhënë atyre asnjë informacion të kuptueshëm për koston e këtyre kredive, për riskun, interesat e vërteta e ato të fshehura, duke i mashtruar pikërisht në injorancën që ka secili prej nesh, rreth njohurive financiare.

Me dhjetëra histori emigrimi lidhen pikërisht me pamundësinë e shlyerjes së këtyre mikrokredive në Shqipëri. Dhjetra të rinj futen në histori pa kthim, që përfundojnë në demoralizim për të ardhmen e tyre, në urrejtje për vendin ku kanë lindur, deri në mendime urrejtëse për familjen apo sjellje ekstreme vetëvrasëse.

Media ka shkruar e bërtitur shumë në letër, online dhe emisione në eter, për mashtruesit që shesin e blejnë mikrokredi për një kohë të gjatë. Kujtojmë vitet e fundit kur investigimet mediatike ekspozuan skemën e mashtrimit të mikrokredive krijuar nga MCA – ADCA, ZIG dhe STAR.

“Iutecredit Albania” dhe “Final”, pikërisht në kulmin e këtyre denoncimeve publike dhe hetimeve “intensive” ngritën perandorinë e tyre duke ngritur flamurin pirat të fajdeve dhe mashtrimit.

IuteCredit me seli në Talin të Estonisë së largët, shtet me 1.2 milionë banorë, erdhi dhe krijoi në 2016 në Shqipëri IuteCredit Albania, duke caktuar si drejtor dhe mëkëmbës të interesave shumëmilionëshe, shqiptarin me emër afrikan Akan Ajdin.

Estonezët Tarmo Sild dhe Allar Niinepuu erdhën në Shqipëri, ashtu si në Kosovë dhe Bosnje Hercegovinë. Ata u shtrinë në Maqedoni dhe Moldavi gjithashtu, pasi vendet balltike si Letonia dhe Lituania, estonezët e Iute-s i përzunë me ceremoni. Të njëjtën gjë bëri Banka Qendrore e Kosovës në 2019, kur e mbylli Iutecredit Kosova, pasi e quajti kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të vendit dhe hodhi dyshime mbi lidhjet e sipërmarrësve letonezë me njerëz të përfshirë në aktivitete të pastrimit të parave.

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar i dha të drejtë Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2022, kur Grupi Iutecredit-Europe e hodhi në gjyq Kosovën.

Banka Shtetërore e Bosnjës ka vedosur një sërë sanksionesh dhe kufijsh përgjatë vitit 2022 për Iutecredit Bosnja, duke përgatitur aktet ligjore për mbylljen e saj në këtë shtet ashtu, si në Kosovë.

Po Shqipëria çfarë bën? Po Banka e Shqipërisë? Po autoritetet ligjzbatuese? Përse heshtin? Ku është Drejtësia e re? Ku janë Prokurorët e “tmerrshëm” të SPAK?

“Iutecredit” në Kosovë u ndalua publikisht të japë kredi dhe u dëbua me ceremoni nga autoriteti i Bankës Qendrore të Kosovës. E njëjta “lutecredit”, me të njëjtin grup estonezësh vazhdon qetë dhe pa asnjë shqetësim në Shqipëri.

Guvernatori i Bankës së Kosovës i tha para tre viteve opinionit të vet publik, se po mbyllej një kompani mikrokrediti (Iutecredit) që kishte aplikuar norma tepër të larta interesi të kredisë dhe jashtë çdo standardi të lejuar për popullin e thjeshtë.

Po në Shqipëri? Duhet të dalë e të flasë “Luiz Ejlli” për këtë skandal të përmasave popullore?

“Afrikani” i Iutes në Shqipëri, Akan Ajdin, zgërdhihej me deputetët e Komisionit për Ekonominë dhe Financat në 14 qershor 2022, kur ata e thirrën për ta “qortuar” lidhur me Iuten dhe aktivitetin e saj. Ai u tha atyre: “Iute jep 12 000 kredi çdo muaj. Pse vijnë njerëzit tek ne? Sepse për një pjesë të mirë të këtyre, dyert e bankave janë mbyllur, ose e kanë malore!”

Akan-i ekspozoi një të vërtetë të hidhur që, sistemi serioz bankar në Shqipëri ka përfunduar misionin duke i lënë stafetën mashtruesve të mikrokredive. Akan-i nuk i tregoi deputetëve (dhe ata nuk e pyetën) të vërtetën se si Iute jep kreditë, dhe më pas i shet ato tek Final dhe Microcredit Albania, brenda një qarku të mbyllur dhe skeme mafioze, ku një frigorifer, celular, orë, ose lap- top që merret me kredi tek Iute, kthehet në një makth e rrënim ekonomik tek Final apo MCA, kur u troket në derë gjoba ADCA.

Akan Ajdin nuk i tregoi deputetëve (dhe ata nuk e pyetën), të vërtetën se sa nga 12 000 kreditë në muaj kthehen nga shqiptarët dhe sa përfundojnë në gjykatë. Sa shiten. Sa shumëfishohen dhe si kërkohen më pas. Sa e thellë është gropa që ka krijuar Iutecredit dhe simotrat e saj në jetët e shqiptarëve.

Akan Ajdin nuk i tregoi deputetëve se pas Final-it, që blen borxhet e Iutes, është pronari i kësaj shoqërie mikrofinanciare, mashtruesi famëkeq, Arben Meskuti. I denoncuar nga të gjitha mediat, autoritetet tatimore dhe Ministria e Drejtësisë, Meskuti vazhdon bisnesin me Ajdinin, paçka se ka marrë në qafë mijëra familje shqiptare, me permbarimin Zig dhe sot me mikrokredinë Final.

Viktima e fundit është beniamini i miliona shqiptarëve. Le të jetë Luiz Ejlli, ai që do thotë të vërtetën e tij kur të dalë, për të gjithë…

Le të jetë ai që do hapë siparin e do tregojë mbi këtë mashtrim të madh që ka gjunjëzuar rininë shqiptare. Ai nuk ka më nevojë për të likujduar 2 milionet e Iutes apo Finalit, se para do ketë boll, por vetëm të tregojë të vërtetën e tij!

DITA

54 Komente

  1. c
    cuf dabjoni

    ka vetem nje zgjidhje per te kufizuar Fajdenè : Hartimi I Ligjit qe percakton % mbi te cilen Kredia quhet Fajde dhe ndeshkohet. Perqindja caktohet çdo tremuaj per te gjitha llojet e kredive....

    Përgjigjjuni
    1. P
      Po më bën që ta dua Luizin, me zort::

      Po Kush o gazetar, jave ka dhëne, kët të drejte, që ti puplikoni tjetrit, të gjith jeten e ti private? çofet Luzit, a po Kush do tjetr.. Po politikanve dhe njerzeve që marrin poste puplike, keni të drejte që ti puplikoni jeten private, se pse ështe në interesin e puplikut. Tani si Gazetaret e Rames, si Gazetaret e Saliu, kane fillue që të jave hjellin Luizin, turrmave, si proplemin numer një, që ata kane sote. Unë për veti, kurre në jeten time, nuke e Kame pare big brothrin, a po përputhen, por kure sho që gazetaret, që nuke Kane lën gjë pa bër dhe vjedh, keto 33 vite her me Saliun,her me Nano, her me Meten, tani me Ramen, i turren Luizit, se pse u ka marre vemendjen, me bën edhe mua, që ta dua Luizin, me zort... Para ca ditve, shikoja Gazetaret e Sali Gerdeci, si Ylli Rakipin, me studjon e ti, se sa të shqetsume, ishin me fenomeni Luzi, dhe me vet Luzin.. Më bëni për të vjedhur.. Por para Sali vrasis, rrini si pula, dhe e adhuroni.. E njëjta gjë ndodhe edhe me Gazetaret e Ed Rame Turk hajdut Erdogani.. Prandaj unë mendoj, se ështe shume her, më mire që të adhurosh, dhe të ndjekesh Luizin, se sa disa vrase dhe hajdute ordiner dhe Gazetar, e tyre që u sherben her njëres pale her tjetres.

      Përgjigjjuni
      1. N
        Na mbyten idiotet e pashkolluar

        Hej man! Meso te flasesh dhe te shkruash

        Përgjigjjuni
        1. s
          saimir

          Po ti mesues gjuhe je mor loqe

          Përgjigjjuni
      2. P
        Pilo Lala

        Shteti, Parlamenti ka detyre te mbroje qytetarin nga mashtruesit. Shteti te nderhyj urgjentisht. Nje sipermarres nga vendet mashtruese te ish-Rusise , vjen i shkaterron jeten qytetareve Shqiptar. Sali Berisha ra nga karrikja per shkak te firmave piramidale ne 1997. Aktiviteti i ketyre firmave sot eshte i njejte me ato te 1997, vecse eshte kthyer kokeposhte. Firmat Piramidale ti merrnin parate ne fillim me premtimin qe do te jepnin 2-3 fish, ndersa keto kredi sot te japin 10 leke , pastaj te kerkojne 30. Shteti dhe Banka Kombetare eshte fajtor per kete mashtrim te hapur. Legjislacioni duhet te ndaloje keto firma jane per te pire gjakun e popullit, per te varferuar te rinjte.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xoni

          Po pse per 1800 euros i paska mbetur jeta ne vend ketij Yllit ? Mashtrus profesionist gjithe jeten. 3 muaj ne nje restorant te punonte do i kishte lare. Ka nje vit qe qurravitet ne ekran.

          Përgjigjjuni
          1. t
            tonini

            Po ca merreni me kte bolen dhonderr te zhelefines. Apo eshte luan, pidhropshi luan tu ba llogje ke top-rrumpalla e rruspijeve.

            Përgjigjjuni
          2. a
            altin

            shumica qe shkojne tek jute e dine qe kur e marrin qe sdo e paguajne ,ai q emer leke per hall ska se si ta shlyeje kredine ,nuk ehste vetem faji i ketyre eshte dhe i popullit shqiptar qe merr kredi per t eblere iphone 14 qe te hapet bythesh e ska leke ta mbushi karte pastaj ......

            Përgjigjjuni
            1. S
              SPAK

              Rinia shqiptare eshte e pa edukuar! E shkateroi Saliu qe ne 93shin, shkollen gjene me te bukur dhe te vetmen qe krijoi Socializmi! Por jo Serbet e donin Shqiperine si Kosovs dhe Saliu ky njeri gjaksor, e beri!

              Përgjigjjuni
              1. T
                Ton

                Akoma me Saliun ti...po kta,sot kane 12 vjet e 8 PS para 2005...I bie 20 vjet ne pushtet.

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Dakord

                  Ton, per hir te arithmetikes PS ka 9 vjet para 2005 por ngelet fakt do apo nuk do ti qe shtetin dhe shoqerine e shkaterroi saliu sepse ai hoqi ekspertet nga puna e shtetit duke e mbushur me militante dhe duke e shkaterruar krejtesisht administraten e shtetit. Ai beri gjyqtare me kurs 6 mujor ne plepa te durresit duke gjunjezuar shqiptaret me grabitjen e prones publike dhe private, duke sakatuar per here te dyte ata qe i quante ish pronare. Pasojat shkaterruese te sali vrasesit i kemi akoma sot. Ti Ton e ke memorjen te shkurter deri ne nivelin qe nuk mban mend ça hengre dje. Une dhe komentuesi me emrin SPAK nuk harrojme asgje nga gjemat qe shpellaret i shkaktuan atdheut tone. Plage te thella qe kullojne gjak edhe sot sepse ca si ti i gerricin. Thirri mendjes o Ton!! Thirri mendjes per hir te se mires publike. Do ti kerkojme llogari edhe Rames pa merak por jo me shpifje dhe jo pa vdekur saliu. Deri atehere rama le te kerceje napolonin se e shumta iku. Uroj dhe lutem te vdese sali krimineli qe te na kthehet racionaliteti ne te menduarit çeshte e mira per ne.

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dakord

                    Nje korrigjim: doja te thoja te kepuse qafen Rama, se na mbyti me idiotesite dhe papergjegjshmerite hajduto-kriminale

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Ton

                      Ne fakt gabova. To dakord ke te drejte. Duhet te thyeje qafen saliu dhe une qe komentoj kodra pas bregut

                      Përgjigjjuni
              2. S
                Shqiptari

                Kjo behet per te viktimizuar Luizin . A e Dita sa shqiptare kane humbur shtepite pronat apo edhe jeten se jame mbytur ne borxhe ? Dhe po flasim per kryefamiljare qe kane pasur pergjegjesi mbi shpatulla.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Kot per muhabet

                  Akani është kunati i fevziut, vëllai i gruas së këtij të fundit

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Drilon

                    Qeveria duhet te marre masa per ti mbyllur keto qendra mikro kredish. Ka informacione te shumta qe njerez qe nuk kane marre kurre kredi atje rezultojne kreditore per shkak se u jane keqperdorur kartat e identitetit.

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Kot per muhabet

                      Akani është kunati i fevziut, vëllai i gruas

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        Enea

                        Ky Akani duket nga emri turk. Pse Fevziu turke e ka gruan?

                        Përgjigjjuni
                        1. K
                          Kot per muhabet

                          Kokrra e shqiptares edhe nruka e fevzos edhe kunati ????

                          Përgjigjjuni
                      2. T
                        Teli

                        Arsyeja qe rinia shqiptare po braktis vendin. Shteti te marre masa per te evituar te tilla aktivitete qe zhysin njeriun ne skamje.

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Robespier

                          Fakti qe ky shkodrani eshte manipulator njeri pa vlera edhe siperfaqesor nuk ka lidhje me plagen sociale te kredive. Institucionet financiare duhet te ndalohen me ligje sepse jane duke e shkaterruar shtresen nevojtare ne kete vend…

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Altin

                            Hallall Vella! Koment i persosur

                            Përgjigjjuni
                          2. m
                            mos e lodhni kot kete popull budalla

                            prisni te verteten nga mashtrusi xhuzepines,kaq vjet ne pune te mira dhe hypsi vajzes zhelesfines e na qenka borxh...

                            Përgjigjjuni
                            1. D
                              Durrsaku

                              Borxhi nuk pyet, te jesh dhe biri mbretit.

                              Përgjigjjuni
                            2. S
                              Skllaverim i rradhes me metoda Kredie !

                              Marja e nje Kredie : eshte njesoje qe tju thuash Njerezve te thjeshte .Zhvishuni dhe dilni tani Lakuriq neper rruget .Dhe neve si Inteligjente qe jemi ,me vrape te zhvishemi .. Kjo eshte marja e nje Kredie ,e vogel apo e madhe pa nje Plan ! te sigurte .. Te tjerat Filozofi si per shume gjera qe kane ndodhur dhe ndodhin akoma ne shoqerine tone.

                              Përgjigjjuni
                              1. S
                                Skllaverim i rradhes me metoda Kredie !

                                Marja e nje Kredie : eshte njesoje qe tju thuash Njerezve te thjeshte .Zhvishuni dhe dilni tani Lakuriq neper rruget .Dhe neve si Inteligjente qe jemi ,me vrape te zhvishemi .. Kjo eshte marja e nje Kredie ,e vogel apo e madhe pa nje Plan ! te sigurte .. Te tjerat Filozofi si per shume gjera qe kane ndodhur dhe ndodhin akoma ne shoqerine tone.

                                Përgjigjjuni
                                1. S
                                  Skllaverim i rradhes me metoda Kredie !

                                  Marja e nje Kredie : eshte njesoje qe tju thuash Njerezve te thjeshte .Zhvishuni dhe dilni tani Lakuriq neper rruget .Dhe neve si Inteligjente qe jemi ,me vrape te zhvishemi .. Kjo eshte marja e nje Kredie ,e vogel apo e madhe pa nje Plan ! te sigurte .. Te tjerat Filozofi si per shume gjera qe kane ndodhur dhe ndodhin akoma ne shoqerine tone.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. L
                                    Luiz Djalli

                                    Viktime behesh nga zgjedhjet e tua. Askush nuk tu imponua dhe te detyroi te marresh kredi. Nuk eshte jeta e Luizit e shkaterruar nga veprimet e komshiut, por te vete Luizit. Po te shkosh ti besh bythe leket duke luajtur bixhoz, cfare llogarie do to kerkosh kujt???!!! Luizi eshte njeri i shthurur dhe jeten e tij e ka ndertuar ai vete sic e ka menduar.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. E
                                      Eni

                                      Shqiperia nuk ka banke qendrore . Shqiperia eshte Anerika Qendrore e viteve 70....une habitem me cguxim kerkon anetaresim ne BE

                                      Përgjigjjuni
                                      1. E
                                        Emisioni

                                        Shqiperia, ferri ne toke, me mekataret shqiptare, qe jane populli me i piset ne bote! Hiq Luiz-et e paket ne shqiperi, pjesa tjeter mbete nje popull djallezor e pa shtylle kurrizore, nje popull qe ndjek si cop muti pas kepuces mitinjgjet para zgjedhore. Ky popull e ky vend do te gjeje qetesi kur te zhbehet!

                                        Përgjigjjuni
                                        1. T
                                          Taulant

                                          shkrim pa autor dhe akuzues pa argumenta per nje institucion krediti. Sipas ketij koqes artikullshkrues meqe nje pjese e borxhelinjeve nuk e kthejne borxhet, duhen mbyllur kreditimi.Nese ka mashtrime nga ana e institucionit duhet te na e thote shkruesi, por jo ai merret me faktin se pse penalizohet borxhliu jo korekt. Po si te mos penalizohet? Perndryshe do te turreshin te gjithe me kuc e me mac per te marre kredi per te mos e kthyer kurre.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. J
                                            Jozi

                                            Njeri i neveritshme qe po vazhdon koken e mashtrimit me budallenjtë qe e ndjekin.ka hap fushat per pare kok lakra.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. b
                                              bishti qenit

                                              Nga ky shkrim u preka aq shume sa per nje moment thash ti paguaja une luizit borxhin dhe ti jepja e ca leke te bente nje fillim te ri ,po me vone u kujtova se bishti i qenit mbetet bisht qeni.Luizi prap do perfundoj ne aso se ka aq vese sa nuk ke ku ta kapesh.Cili i ri ka pasur fatin e tij?Asnje.Me mik vajti ne ambasade,mori license noteri dhe nuk beri prokopideri sa i hoqen licensen e noterit. Ky mashtrus tani po perdor ate vajzen e gjore ku nuk do qendroje me shume se 3 muaj dhe do filloj prap historine nga e para

                                              Përgjigjjuni
                                              1. L
                                                Loni pe betoni

                                                keta jane YYYYYYYYYJJJJEEEEEEE’t e shoqerise shqiptare, keta promovon edhe strofulla e degjenerimit, Top Haleja ! Perse duhet te na vije gjyna per Luizin ? Po pjesa tjeter e te rinjve jane pa vlere ? Keshtu eshte kur merr borxh per te lare nje borxh. Si i gjithe ky vend ne pergjithesi, komplet piramide

                                                Përgjigjjuni
                                                1. K
                                                  KATUNDARI

                                                  Kapitalizmi nuk ka dhe nuk do te kete meshire sepse ligji themelor ekonomik i tij eshte pasurimi i shpejte duke cfrytezuar krahun e lire te punes duke mashtruar injorantet me kredira 7 shtate minuteshe .Largohuni nga kredite bankare jetoni me ate qe fitoni me shpatullat tuaja dhe do te jeni te lumtur me buke e kripe si une katundari

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. A
                                                    Arian

                                                    Po te hapim dhe nje llogari per barbonin Luiz ai eshte nje dembel bixhozxhi parazit

                                                    Përgjigjjuni
                                                    1. A
                                                      Askushi

                                                      Na hapet barkun ne keto artikuj,luizi nje cope barboni parazit qe sdo te punoje qe i pelqen te kapardiset bllokut. Te uli koken te punoje si gjithe te tjeret sepse Shqiperia ka shume te meta po vetem probleme me punesimin ska.

                                                      Përgjigjjuni
                                                      1. a
                                                        ali

                                                        Historia e veshtire e nje talenti te madh sic eshte Luis Ejlli, ka ngrejtur ne kembe edhe dhunuesit e talenteve ne vendin tone. Keta dhunues kane shfrytezuar moshen e re te tij per ta zhvatur me sa kishin mundesi te ardhmen e ndritur te tij. Duke filluar nga Jozi, e cila u be arkitektja e shkaterrimit te karieres se ndritur qe e priste djaloshin e ri Luiz. Ka ardhur koha qe ti kthehet dinjiteti profesional artistik, i cili do te ndodhe fale talentit dhe forces se tij. Ky dinjitet i pritur do te shtoje zerin e tij engjellor ne skenat muzikore te vendit por edhe jashte tij. Ne fund te fundit do ti ktheje edhe buzeqeshjen (qe ai e ka me bollek) per jeten e tij private, ku do te ndikoje aq fort shoqja e tij e jetes, Kiara, e cila eshte nje zonjushe aq e pjekur dhe sa dhe e embel. Kjo zonjushe besoj qe te kete forcen dhe dashurine per ta pare njeriun e saj te jetes te ngrihet lart dhe i forte, aty ku ai e meriton.

                                                        Përgjigjjuni
                                                        1. L
                                                          Luiz Djalli

                                                          Viktime behesh nga zgjedhjet e tua. Askush nuk tu imponua dhe te detyroi te marresh kredi. Nuk eshte jeta e Luizit e shkaterruar nga veprimet e komshiut, por te vete Luizit. Po te shkosh ti besh bythe leket duke luajtur bixhoz, cfare llogarie do to kerkosh kujt???!!! Luizi eshte njeri i shthurur dhe jeten e tij e ka ndertuar ai vete sic e ka menduar.

                                                          Përgjigjjuni
                                                          1. T
                                                            Titititi

                                                            Jon keste te renda si te jutes dhe te kredos.ketj po beri nai gjo shteti.kto jan fajde dhe duget te denohem me ligj.sa mir ja bon jutes ne kosov .e perzuren.kto legenat bon leke me akanin me shok ne kohen e pantemis kur njerzit ngelen pa pun.ju bofshin ilace dhe mos i gezofshin

                                                            Përgjigjjuni
                                                            1. A
                                                              Ana

                                                              Sa e kane normen e interesit Titi dhe normen e kamat vonesave qe te gjykoj dhe une.

                                                              Përgjigjjuni
                                                            2. B
                                                              Benardi

                                                              Nuk ka rëndësi se çfar themi ne dhe se nuk ka rëndësi se çfar mashtruesi është. Rëndësi ka që, niveli i shoqlrisë tonë është ai, i nivelit të luizit. Sot po nuk qe burgaxhi, kumarxhi, mashtrues, përdhunues, maniak, pedofil dhe shum të tjera, zor se pranohesh në ndjesitë e atyre që sot, votojnë një Luiz, ku vetë me ato që ka treguar, sot do ishe ose do kishe bërë ca vite burg. Një gjë është e sigurtë, shum borxhli e presin jashtë, ku jan ata që i bëjnë drone dhe like, mënyra për të marë, ato që ky i ka marë. Një mashtrues, kur nuk lan borxhet, del e u thotë se nuk kam çtu jap, më vrisni apo bëni çfar doni. Kështu që, rasti më i mirë për ti marë ato borxhe është ky, ishalla po fiton, dhe ne marim paratë tona dhe ky del i larë dhe i reabilituar me gjynahet që ka pas. Duam sduam, kjo është shoqëria sot, ky është niveli në shqipëri.

                                                              Përgjigjjuni
                                                              1. e
                                                                enter""

                                                                Kaq idiot jeni qe i jepni vemendje nje vemje si ky? Ky ka qene atashe ne Paris? E merrni vesh apo jo? Boll se na cate trapin me te tille karaktere qe nuk kane asnje vlere per kulturen Shqiptare.

                                                                Përgjigjjuni
                                                                1. j
                                                                  janullatos pousti

                                                                  Po ti pederast i janullkes cne ? Ti sikur e mban veten per grek

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                2. s
                                                                  sapa

                                                                  Ne shqiperi u kushtohet rendesi vetem vemjeve dhe njerezve pa karakter,te ndershmin se llogarit njeri.Edhe ky artikull eshte nje porosi e maskarenjeve te shumte te ketij vendi qe perpiqen me cdo mjet te corodisin mendjet e njerezve duke ja paraqitur parazitin Luiz si nje njeri qe eshte mashtruar ne nje kohe kur ka njerez qe kane humbur pasurite e vena me djerse te ballit dhe nuk kujtohet njeri per ta.

                                                                  Përgjigjjuni
                                                                  1. M
                                                                    Milton

                                                                    Fajdexhinj ka ne çdo cep te botes. Veçantia e Shqiperise eshte se zogj gomari si ky Luizi mbarojne juridikun, madje arrijne te behen edhe notere. Gomeret gjithmone ne krye te puneve ne Shqiperi.

                                                                    Përgjigjjuni
                                                                    1. T
                                                                      Titititi

                                                                      Per dy mil tek kredo paguan katerqind mij lek interesa.

                                                                      Përgjigjjuni
                                                                      1. L
                                                                        Loku

                                                                        Bixhoz e droge. Kështu kan përfunduar kjo kategori. Problemet që kan institucionet e kreditit janë tjera.

                                                                        Përgjigjjuni
                                                                        1. F
                                                                          Fatos

                                                                          Drogë I ka bërë të gjitha, se të ishte I aftë nuk kërkonte fajde. Në të sëmës vaftë, edhe tani kërkon lëmoshë!!!

                                                                          Përgjigjjuni
                                                                          1. V
                                                                            Vajmedet per gazetarine

                                                                            Tema pretendon qe artikulli eshte i saj, Pamfleti ne faqen e tij pretendon qe artikulli eshte i tij! Hade dhe merre vesh kush eshte autori i ketij shkrimi! Por nje gje eshte e sigurt: eshte nje dore e fshehte qe e ka financuar e hedhur ne tregun mediatik, duke zeruar e zhbere cdo vlere e parim ne emer te rehabilitimit te nje njeriu te vetem, duke e degraduar dhe deformuar keshtu gazetarine deri ne mjerim! Te pretendosh qe gjithe fajin per veset e deshtimet e nje njeriu, e kane te tjeret dhe kurrsesi ai qe medemek “perfaqeson” miliona te rinj, kjo eshte te vesh kujen! Turp qe gazetaria behet zedhenese e kesaj farse shoqerore!

                                                                            Përgjigjjuni
                                                                            1. E
                                                                              Ela

                                                                              Keta plehrat marin ke banka e shqiperise leket dhe i hspin me interesa te larta pra jane bashkepuntore me banken, dhe jane te vetmet subjekte qe skontrollohen kurre

                                                                              Përgjigjjuni
                                                                              1. E
                                                                                Elisa

                                                                                Shqiperia po importon puntore nga Bangladeshi...etj. Ata qe kane borxhe qofte per Iphone, qofte per hall, le ta shtrojne bythen ne pune, dhe ne dy pune te lajne borxhin qe e kane marre me koshience te plote. Nuk e ve ne dyshim se mund te kete edhe mashtirme ng ana e bankes, por nese ka, lighi le te triumfoje, jo llafet.

                                                                                Përgjigjjuni
                                                                                1. A
                                                                                  Alban Dega

                                                                                  “LUTECREDIT ALBANIA” DHE “FINAL” RJEPIN SHQIPTARET - 15 000 mikrokredite mbytese per fakirat shqiptare - A kane pjese apo jane partnere te tyre qeveritaret Kuvendaret alias Lopcaret !? - Cfare ben Zevendeskryeministrja e Ministrja e Financave qe na spitullohet e kendon “Kenge Sirenash”neper ekrane!? - Nje Red Flag- Kambane Alarmi denoncimi megakorrupsioni per SPAK! - A nuk na mjaftojne hajnat tane me cizme pa u shtuar edhe ata Afro- Letonezo ruse !?

                                                                                  Përgjigjjuni
                                                                                  1. a
                                                                                    ariu

                                                                                    Robt luizit te ejallit ku ti kete bashke me zhelefinen

                                                                                    Përgjigjjuni

                                                                                    Lini një Përgjigje