Vrasja e kenianes/ Prokuroria sekuestron celularët e 6 të shoqëruarve para 2 ditësh

1 Maj 2023, 14:22Kronika TEMA

Vrasja e kenianes/ Prokuroria sekuestron celularët e 6 të

Policia edhe prokuroria vijojnë hetimet në lidhje me vdekjen e kenianes Joy Ayoko, pasi morën në pyetje gjashtë persona të dyshuar që kishin njohuri për ngjarjen.

Celularët e të gjashtëve janë sekuestruar dhe tashmë prokuroria mund të ketë në dorë fakte që mund të cojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në Prokurori nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi deri më tani.


Ndërkohë 2 celularët e Joy mbeten të pahapur, njëri iPhone që nuk është hapur asnjëherë dhe një tjetër që në fillim dyshohet se ka qenë i hapur, por në rrethana të pa qarta i është ndërruar kodi hyrës. Të dy vijojnë të jenë në laborator dhe nuk janë përftuar biseda që mund të ndihmonin të zbardhnin ngjarjen.

Sakaq 6 personat që u shoqëruan pak ditë më parë nga policia e Tiranës si të dyshuar që kanë dijeni për vrasjen e të resë nga Kenia, Joy Ayoko janë lënë të lirë.

Mes personave të shoqëruar ishte edhe shoferi i kazinos, Rodin Barçi, me të cilin e reja ka pasur edhe një marrëdhënie intime, si edhe vëllai i këtij të fundit.

 

Lini një Përgjigje