
Elton Halili, shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, Vasjana Postol, prokurore në këtë qytet dhe gjyqtarja Luljeta Kole janë tre njerëzit zyrtarët e shtetit shqiptar, për të cilët opinioni publik kërkon llogari. Ata kanë të tre rol në dosjen e vrasjes së Egli Progës.
Shefi i Policisë akuzohet nga qytetarët, në bazë të provave që kanë dalë deri tani, se ka tentuar të fshehë ngjarjen duke e raportuar atë si aksidentale. Vetëm pas rritjes së presionit publik, rasti nisi të zbardhet dhe rezultoi se Egli Proga është rrahur për vdekje.
Vasjana Postol dhe Luljeta Kole janë dy magjistratet që kanë zgjedhur "të bëjnë cirk" në sallën e gjyqit, duke dërguar në shtëpi tre personat e akuzuar për këtë ngjarje, të cilët rezultojnë se kanë qenë dëshmitarë dhe as nuk kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, por as nuk kanë pranuar të tregojnë detaje duke pretenduar se nuk kishin parë gjë.
Gazetarja Desada Metaj bën thirrje që opozita të ndjekë me prioritet këtë rast, për të mos lejuar që pas tre ditësh gjithçka të harrohet, por të kërkojë shkarkimin e menjëhershëm nga detyra të tre zyrtarëve të sipërpërmendur dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre.
"Elton Halili, shef i komisariatit Pogradec
Vasjana Postol, prokurore e gatshme Pogradec.
Luljeta Kole, gjykatësja në Pogradec
Le ta nisim me këta të tre. Të kërkojë opozita shkarkimin dhe nisjen e hetimeve ndaj tyre. Media të raportojë më tej çdo ditë ç’ndodh me ata që mbajnë përgjegjësinë për vrasjen e një djali të pafajshëm.
Pastaj hajde shkruajmë hartime, shajmë banditët dhe organizojmë protesta. Edhe për qentë e rrugës po të doni. Se janë të trajtuar më me respekt se një qytetar pa përkrahje", shkruan ajo.

opozita ka hallin e saliut e jo te qytetarit te thjesht ata kane hallin si te shtojne pasurine,protestojne edhe kunder medaljeve,ndersa edi rama premtoi shtet dhe vazhdoi rrumpallen e saliut me vjedhje e korrupsion duke joshur edhe saliun
E nxorri dhe për sot Desada bukën! Po dale moj zonjë, se gjërat duhen marrë me rradhë dhe jo bam, me 'sëpatën e dardharit', siç thnë korçarët. Ngjarja është tragjike, vdiq një njeri dhe kaq mjafton për atë që e shkaktoi, drejtësia të bëjë drejtësi. Kjo kërkohet përditë nga shqiptarët. Por siç dihet, jo vetëm në Shqipëri, gjyqtarët, prokurorët, policët etj, me apo pa qëllim, gabojnë. Kjo kurrësesi nuk i justifikon, por sistemi është rregulluar në atë mënyrë, që këto gabime të koregjohen nga shkallë të tjera, siç është Apeli e më tej. Pra faj pa fajtor nuk duhet gë ketë dhe për ta ndëshkimi duhet të jetë i merituar. Por që të ndodhë kështu, kjo nuk rregullohet me patetizëm, si në këtë rast nga kjo "opozitarja", por me ligje. Kjo më mirë do duhej të bënte një shkrim për, mungesën e drejtësisë për tragjedinë e 21 jabçnarit, ku Lule Basha, kryetari i saj dje dhe ish sot, është një nga protagonistët e dorës së parë. Le të na thotë zonja gazetare ish zëdhënëse e atij, ç'mendim ka për atë krim të tçrëndë shtetëror. Pse ish ministri i Brendshëm ka 13 vhet që hesht?! Ndaj, siç për ngjarjen tragjike në Pogradec, do mirëprisnim rej saj të bëhej një shkrim dhe për 21 janarin, me titull: "Le ta nisim me Lul Bashën...!". Me kaq ajo si gazetare jo militante, e ka të kryer detyrën dhe unë, në vend të një komenti si ky i tanishmi, do t'i thoja asaj një Bravo të madhe. Kaq na takon ne. Pjesa tjetër, i takon drejtësisë. Urojmë që ajo të bëhet për çdo rast.
Keshtu ndodh kur gazetari ben prokurorin , prokurori ben avokatin , avokati ben sekserin dhe gjyqtari ben ndermjetesin . Pastaj polici ben garipin , mjeku e mer shtruar , baniditi ron per qef dhe si tia doje qefi .Ne fund te fundit keshtu e duam keshtu e bejme . Se po ta donim ndryshe do i ngrinim zgupthi te gjthe dhe ky vend i populluar nuk do prodhonte kaq shume bandite te te gjitha llojeve .