"Ervis Martinaj është gjallë, ka një gjallërim të grupit të tij"

18 Prill 2023, 22:10Kronika TEMA

"Ervis Martinaj është gjallë, ka një gjallërim

Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa deklaron se i shumëkërkuari Ervis Martinaj mund të jetë gjallë për aq kohë sa nuk ka një viktimë.

Softa u shpreh se ngjarjet e fundit kriminale, vendosje e tritolit në banesën e babait të Leonard Dukës, apo edhe ajo në Don Bosko, nëse vërtetohen se janë bërë në shenjë hakmarrje nga grupi i Martinajt, atëherë kemi një gjallërim të këtij grupit.

“Për aq kohë sa nuk ka viktimë unë e konsideroj Martinajn gjallë. Për aq kohë sa grupet e Martinajt apo personat rreth tij kryejnë atentate, nëse edhe kjo e fundit vërtetohet që ka përfshirje të këtyre personave do ta lidhim edhe me ngjarjen në Don Bosko kur sulmi ishte me autorë kundërshtar të grupit të Martinajt, atëherë tregon se ka një gjallërim të grupit të Martinajt dhe ose ky grup drejtohet nga ai ose nga persona të tjerë. 

Por ato janë sulme që vijnë për shkak të aktiviteteve të paligjshme që kanë bërë, por sidomos për hakmarrje”, u shpreh Softa për Panoramën.

Eksperti tha se Martinaj është një person me rrezikshmëri të lartë, i pasuri financiarisht, me aftësi dhe mençuri. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, u shpreh eksperti i sigurisë, të gjithë këto ngjarje janë hijë të tij ose të grupit të tij të frikshëm.

“Është një person me shkallë të lartë rrezikshmëri, shumë i pasur me financa, me aftësi dhe mençuri, por edhe ai ka kundërshtarët e tij, grupet e tjera dhe kanë qenë të interesuar për eliminimin e tij. Për aq kohë sa nuk kemi një kufomë, këto vazhdojnë të jenë hije të tij dhe grupi i tij është i frikshëm”, tha ndër të tjera Softa.

4 Komente

  1. T
    TT

    E gjithe kjo duket si nje loje per te humbur gjurmet. Me sa duket Visi nuk jeton me. Tentative per te hequr vemendje nga zgjedhjet dhe ngritur pluhur. Sa here ka nje situate ne vend del nje lajm qe eshte "gjalle". Atentatet amatoreske dhe boshe per hir te vertetes qe nuk targetojne direkt kundershtaret e Martina te jep me shume idene se jane inskenuar nga vete kundershtaret e tij, sidomos situata e eksplozivit.

    Përgjigjjuni
    1. f
      fukaraji

      Eksperti i Sigurisë, Fatjon Softa qe perfaqeson shtetin perdor fjalor jo te specialistit te krimeve por si ne debatet e qebaptoreve ku fjalet grup i frikshem, sh i zgjuar dhe i pasur qe mund te jene dhe te verteta por shteti nuk trembet nga keta apo me shume nqs eshte shtet dhe jo punonjes si puna e ketij qe perhap friken nga kriminelet dhe keqberesit..!!!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Ermal

        Per zgjuarsi lere mo, IA ka pas te montuar ne vend te trurit. Me trego ku i ka shoket dhe ku eshte vete per te kuptuar inteligjencen e tij.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje