Shqiptari godet 4 herë me thikë në qafë 18-vjeçarin grek, si ndodhi ngjarja

18 Prill 2023, 14:47Kronika TEMA

Shqiptari godet 4 herë me thikë në qafë 18-vjeçarin

Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka dashur të vrasë një 18-vjeçar një ditë më parë në afërsi të Akropolit në Athinë. Në pranga është vënë shtetasi Arbër Muça.

Sipas policisë greke, Muçaj se bashku me 17-vjeçarin grek Nikolas Kolias, i cili u arrestua pak pas ngjarjes, tentuan të grabisin nën kërcënimin e thikave, një grup të rinjsh që po rrinin në një stol pranë monumentit të lashtësisë helene, Akropolit.

Pasi i kanë grabitur telefonat dhe sendet me vlerë të rinjve, dy autoret tentuan të largohen, por një 18-vjeçar Jorgo Akrivo, tentoi t’i ndalojë.

Dy autorët u përballën me 18-vjeçarin dhe si rezultat e plagosën me thikë. Ai mori 4 thika në qafë dhe në bark dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Autoritetet po kërkojnë edhe persona të tjerë të përfshirë në grabitje.

Autoret po merren në pyetje për të parë nëse janë përfshirë në akte të tjera të ngjashme, ndërsa do të dërgohen në gjykatë për masën e sigurisë.

Kriminaliteti në Greqi është shumë i përhapur tek adoleshentët 16-18 vjeç, por deri tani ka qenë i kufizuar brenda ose pranë ambienteve të shkollave dhe rrallë në zonat turistike të vendit.

3 Komente

  1. E
    Europa

    Po nuk behet,po kjo race kriminelesh vazhdon avazin dmth 17 vjec i “sapodale nga veza” vazhdon krimet me te njejten metode dhe intesitet. Shqiptarizma eshte virus i rrezikshem te con ne erresire ,te kalb shpirtin. Duhet evropianizuar

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ali Ilia

      Muco hesapi ,,,ca nuk pret

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje