FOTO: Ky është “skifteri” që tentoi të grabiste bankën në Korçë

22 Dhjetor 2024, 09:38Kronika TEMA
FOTO: Ky është “skifteri” që tentoi të grabiste

Personi që shihni në foto është autori i dyshuar i cili tentoi të vidhte një bankë të nivelit të dytë në qendër të qytetit të Korçës.

Autori ka arritur të hyjë në ambientin ku ndodhet bankomati, pasi ka goditur me këmbë derën e jashtme të bankës.

Aktivizimi i sistemit të alarmit të bankës ka venë në lëvizje policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, ndërsa autori ka arritur të largohet.

Policia po vijon veprimet duke këqyrur vendin e ngjarjes dhe kamerat e sigurisë së bankës për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Lini një Përgjigje