
Në Gjykatën e Elbasanit zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj 3 shtetasve të huaj, 2 rusë dhe 1 ukrainas, të cilët u kapën 3 ditë më parë në uzinën ushtarake të Gramshit duke filmuar objektin dhe dhunuan 2 ushtarët roje.
Të akuzuarit janë rusët Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeeva, si dhe ukrainasi Fedir Alpatov.
Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, ndërsa në gjykata ka forca të shtuara të policisë.
Dy avokatë janë caktuar nga shtetit, ndërsa një avokat i tretë është caktuar nga familjarë të të pandehurve.
Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurie arrest në burg për 3 shtetasit e huaj të akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe sigurimit të informacionit. Hetuesit dyshojnë se të tre këta persona ishin të rekretuar për spiunazh nga agjenci të huaja.
Ore ndoshta kane ardhur vertet per gallate po me ushtaret ç’patën?
Ose ndoshta duhet pyetur Iliri se ai flitet se merr vesh nga keto punë.
Vëndi ynë ka më shumë spiun Kosovar në llogari të Serbisë se Rusë apo çek dhe Gjerman.