Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, arrestohet agjenti i Forcave Operacionale të Policisë

24 Gusht 2022, 10:14Kronika TEMA

Ndihmoi Ervis Martinajn të arratiset, arrestohet agjenti i Forcave

Një agjent i policisë pranë “Forcave Operacionale” është vënë në pranga pasi dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Në pranga është vënë Jeton Lami, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ai është arrestuar në Lezhë, ndërsa akuzohet se ka ndihmuar në transportimin e Ervis Martinajt, i cili prej disa ditësh është denoncuar i zhdukur nga familjarët në polici.

Njoftimi i Policisë:

Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, bënë ndalimin e shtetasit Jeton Lami, 28 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë punonjës policie (agjent), pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Pas hetimeve të kryera në kuadër të procedimit penal të vitit 2022, për veprën penale të rrëmbimit të personit, referuar nga strukturat hetimore të DVP Lezhë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 23.08.2022, ka caktuar ndaj shtetasit J. L. masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e thelluara rezulton se 28-vjeçari, duke qenë punonjës policie, ka shpërdoruar detyrën duke përkrahur dhe transportuar një person shumë të kërkuar.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.

10 Komente

  1. k
    k

    Shteti shqiptar paguhet nga populli dhe i sherben krimit dhe korrupsionit.

    Përgjigjjuni
    1. l
      lexuesi

      zyrtare te devijuar ka edhe ne vendet e perendimit, por asnje qytetar ben komente si ky i yti ...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Muzaka i Ri

        Po ai zotria eshte K ja ka vene emrin vehtes, cfar pret.

        Përgjigjjuni
      2. R
        Roberto

        Ti ke shume te drejte sepse kjo pune nuk ka filluar sot por qe kur vuri bythen ne karrige Sali Krimi. Ai lejoi te gjitha te zezat dhe per te gjithe drejtuesit e policise,prokurorise,gjykatave,Shikut etj u be deti kos dhe u turren kush te kapte me shume pra duke lejuar anarshi per interesat e veta Saliu i lejoi keta te vepronin si te donin vetem te mbanin Saliun ne pushtet.U mesuan me para qe nga firmat piramidale ku shefat e policise u bene milionere sepse arkat e bananeve me para te firmave piramidale i conin ne shtepi dhe dorzonin pak prej tyre gjithashtu qe krimi paguante dhe policia joshej.Benin nje sy qorr dhe nje vesh shurdh,prishnin provat ne favor te kundravajtesit,ndihmonin kriminelet te iknin nga ndjekja pra denkospironin aksionet e policise etj etj pa fund prandaj ndodh edhe kjo.Pislleku ka hyre thelle kudo dhe nuk eshte kollaj ti heqesh mbeturinat qe kane prej me shume se 30 vitesh qe kane zaptuar cdo gje.

        Përgjigjjuni
      3. D
        Dakord

        Ore shperdorim detyre i duket kjo prokurorise nese eshte e vertete????? Ça behet keshtu mo??? Po ai merr akuze si bashkepunetor me krimin, korrupsion e deri tradheti ndaj atdheut

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vito mashtruesi, shoku i Nikos

          Shume e thjeshte si ngjarje. Te hetohet kush e ka rekrutuar dhe e ka vendosur ne forcen operacionale. Polici eshte viktime. Dhe nuk eshte i vetmi rast ky. Kujtohet rasti kur te Venecia plasi koburja ne ndeshjen e Tiranes sepse tifozet u futen breenda kompleksit te Altin Lames dhe rojet e kompleksit reaguan me arme ? Policia e pergenjeshtroi lajmin duke thene qe nuk ka patur te shtena. Kush i merr parate ne policine e shtetit qe i jep mbrojtje Altin Lames me 4 persona te vrare ne kurriz ?

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dardan

            Jeton Lami eshte thjesht nje ushtar i "Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes"; e kreu urdherin dhe mori shperblimin 1 milion dollare; tashme burgun me akuzen e "shperdorimit te detyres' e ka si kamp pushimi.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tahiri (jo ministri i suksesshem)

              Nga kush ishte "i shumkerkuar" ky Visi, nga Policia e Rames per 9 vite? Mos se ja nxorret bojen fare Timonierit tok me ate te famshmen e tij "Policia qe duam" qe u be shkak qe 3 ministra iken me bisht nder shale.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Artibr

                Kjo vetem neper filma ndodh qe policia behet eskorde e kriminelit po me gjetet ndo nje raste ne shtetin me te umbur te botes kjo eshte policia qe duam dhe saliu do e kete zili ne vitin 91 96 policia e musarait dhe e salit ishte eskorde e krimit jo vetem kaq por dhe gjob venje grabitje te vajzave per prostitute grabitje dhpish rahje shdukje bravo rama na ktheve na to vite ku ti vete je masakruan per vdekje nga policia e musarait dhe sot ky kelysh bizesmen I nderuhar me gjith meksin dhe sot tallen me ty e kemi rahur cunin e.... SE nuk dua tja ze emrin nje artisti te madh dhe te PA vdekshem.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  Opinion

                  Dakort për implikimin e policisë jo vetëm për këtë, ndodh gjithandej kjo gjë,por bëj çudi që paska disa gazetarë kronike,gjasme investigues të cilët mender na çanë b....n duke folur. Kanë dijeni për çdo ndodhi dhe drejtues të inkriminuar të policisë.Këta nuk po kuptoj unë lojën e kujt bëjnë të zbulimit apo fshehjes se këta flasin me kode.Kjo ngatërron dynjanë. Seç janë ca Artan, Klodi,Taku etj. të cilët raportojnë jo vetëm kronikën por dhe lëvizjet e mundshme të krimit.Pyetja ime është kjo,yzmetin e kujt bëjnë këta se na e bënë kokën daulle! (Kështu e ka kokën një prej tyre).

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje