FOTOT/ Në 200 ditë janë arrestuar disa nga kokat më të mëdha të krimit

17 Shkurt 2024, 12:49Kronika TEMA

FOTOT/ Në 200 ditë janë arrestuar disa nga kokat më të

Në 200 ditë janë arrestuar disa nga kokat më të mëdha të krimit, si Dritan Rexhepi, Ibrahim Lici, Behar Bajri, Lul Berisha, Gëzim Çela, Leonard Duka, Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Florenc Çapja, Eduart Kurti etj

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Policia e Shtetir në një hark kohorë prej disa muajsh, të kishte lokalizuar dhe arrestuar pjesën më të madhe të kokave të krimit.
Janë lokalizuar dhe arrestuar Behar Bajri në Francë, Lul Berisha në Spanjë, baroni i heroinës Gëzim Çela në Kosovë, shqiptari më i kërkuar në botë Dritan Rexhepi në Turqi, Leonard Duka në Belgjikë, kunati i Lul Berishës Plarent Dervishaj në Dubai, Juljan Meçaj në Dubai, Florenc Çapja në Dubai, vrasësi i dënuar me burgim të përjetshëm Ervin Shahini, në kërkim prej 26 vitesh, apo Eduard Kurti i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. U lokalizuan dhe u ekstraduan dhjetra personazhe kriminale si Rubein Saraiva në Marok, apo Donald Hoxha në Britaninë me Madhe, të kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Vetëm tre ditë më parë falë punës së Drejtorisë së Policisë Shkodër u ndoqën personat që mbanin lidhje dhe u lokalizua edhe Ibrahim Licin, i shpallur në kërkim përvrasjen e Endri Mustafës. Pas lokalizimit, policia ka njoftuar autoritetet turke, duke bërë të mundur arrestimin e “Toto Rinës” së Shkodrës.
Më 10 maj të vitit 2023 prokuroria e Shkodrës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale kundër Ibrahim Licit, duke e akuzuar këtë të fundit si ekzekutor i Endri Mustafës, më 17 maj 2021.
Dosja nga grupi hetimor i prokurorisë është dërguar ne gjykatën e Shkodrës, por për shkak te mos arrestimit të Licit deri tani, gjykata ka urdhëruar pezullimin e gjykimin për 1 vit.
Në tetor të vitit 2022, në media u bë publike se lajmi se Ibrahim Lici ndodhej në Turqi dhe se autoritet turke kishin sinjalizuar ato shqiptare për plotësimin e dokumentacionit për ekstradim. Por një gjë e tillë u mohua nga Ibrahim Lici, ku theksoi në një reagim se ishte i lirë.
Për vrasjen e Endri Mustafës, është dënuar me 10 vite burg 16-vjeçari Ergys Malja, i dënuar për akuzën e ‘Vrasjes me paramendim kryer ne bashkëpunim’. Për Maljan prokuroria kërkoi 12 vite burgim për shkak të moshës së tij të mitur.

2 Komente

  1. J
    Jimi

    Kur u emerua minister i brendshem, shum pak besim kisha se a do te ishte personi i duhur per detyren e ngarkuar ! Por ja, shum me mire qe u zhgenjeva une, perball rezultateve te arritura ne keto 200 dite. Njeriu si per mire, apo per keq kurre nuk duhet vleresuar nga "kashta" . Se paraatrdhesi i ketij ministri, per nga "kashta" te merrte me qafe, por ai thhjeshte nuk ishte gje tjeter vec'se nje gagarel, qe "aksidentalisht" ju besua nje ministri kaq e rendesishme.

    Përgjigjjuni
    1. s
      shqiptari

      hahahahah eshte njesoj si filmi narcos me cartelet meksikane qe jane te gjithe te lidhur me shtetin dhe kur nuk paguajn ose kur shteti nuk ka me nevoje per ts i kap dhe i fut ne burg shikojeni filmin narcos dhe shikojeni eshte i njejti skenar hahahhahaaha policia shqiptare

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje