IKMT kontrolle në gjithë territorin, ministri Balla: Nuk do të lejohet asnjë ndërtim pa leje apo grumbullim mbetjesh në anë të rrugëve

16 Shkurt 2024, 16:37Kronika TEMA

IKMT kontrolle në gjithë territorin, ministri Balla: Nuk do të

Strukturat shtetërore të mbrojtjes së mjedisit do të ndalojnë dhe godasin me forcë çdo ndërtim apo ndërhyrje pa leje, anës akseve kombëtare dhe pikat kufitare.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla kërkoi nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të garantojë mbrojtjen e territorit dhe të peizazhit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë rrugëve.

Kjo duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.

"Arsyeja pse jemi këtu është që të konfirmojmë se e mbështesim biznesin, ta vazhdojë punën, por të keni një afat kohor për ta përshtatur punën sipas lejes mjedisore, për të mos dëmtuar qoftë mjedisin, por edhe pamjen e rrugëve në Shqipëri, sytë e përdoruesve të rrugës, të turistëve të mos kenë qasje me këtë pamje që shohim këtu", tha Balla gjatë një inspektimi në aktin Tiranë - Durrës.


IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur një kontroll të plotë të gjithë territorit, mbi bazën e një akti normativ për pastrimin e gjithë rrugëve të vendit dhe pikat doganore.

Deri tani në disa pika doganore janë hequr 55 tabela, të cilat i japin territorit një pamje tjetër.

Kreu i IKMT-së Ervin Hoxha tha se plani nuk është dëmtimi i biznesit, por identifikimi, sensibilizimi e ndëshkimi i veprimtarisë së paligjshme. Ky aksion do të bëhet në bashkëpunim me njësitë vendore.

7 Komente

  1. J
    Jovan Bregu

    Po ato ne mes te Tiranës apo s'ka problem ato falen jane çuna të mirë

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sara

      nuk behet shteti me fushata aksionesh.... sa veta jane plas ne burg per lojrat e fatit nderkohe qe sot i legalizoni serish... per te mos folur qe sot asnje dyqan nuk leshon kupon neper Tirane, imagjino ne vende te tjera...

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tahiri

        Nuk po perdorni satelitet qe ngriti i gjati per te kontrolluar territorin? Nuk behet shteti me fshatar O Balla.

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qerim Sadikaj

          Z.Taulant beni shume mire per median,shou por qytetaret vuajne problematiken e bllokimit,ngushtimin e rrugeve materiale ndertimi kame 7 muaj qe beje ankesa ketej nga Kucova per rrugen dhe nuk gjej zgjidhje ,bllokim me materiale ndertimi ,ankes per ndertim te pa ligjshem krijohen konflikte dhe pushteti vendor nuk vepron.

          Përgjigjjuni
          1. Q
            Qerim Sadikaj

            Z.Taulant beni shume mire per median,shou por qytetaret vuajne problematiken e bllokimit,ngushtimin e rrugeve materiale ndertimi kame 7 muaj qe beje ankesa ketej nga Kucova per rrugen dhe nuk gjej zgjidhje ,bllokim me materiale ndertimi ,ankes per ndertim te pa ligjshem krijohen konflikte dhe pushteti vendor nuk vepron.

            Përgjigjjuni
          2. P
            Pet.

            Eeeee sa kohe duhet qe te vije era shtet. Nuk behet gje me aksione sporadike. Para disa kohe gjoja u forcua lufta kunder ndertimeve pa leje = por rezultati: disa nga bashkia dhe Policia po majmen me para. Pra, edhe kjo nuk ka shance te dali me sukses.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Moisiu

              Po ato ne mes te Fierit tek ish konvikti industriales tek ish fabrika e miellit lagja Liri etc.apo I kane ngritur te fortet e Fierit dhe nuk ua mban

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje