GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishës për vrasjen e vitit 2005 të Vajdin Lames. GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat SPAK 4 muaj.
Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë, ndërkohë Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.
Më 16 janar 2012, Lulzim Berisha u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Durrësit për disa krime të rënda. Organizata e drejtuar prej tij akuzohej për vrasjen e Dritan Sallakut, Viron Currit, Arjan Pajës, Marsel Sotirit, Dritan Dishës dhe Ervin Lames.
Nga ana tjetër, në 8 dhjetor të 2020 SPAK njoftoi zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura 15 vite më parë ku fillimisht do të ekzekutohej Klodian Saliu dhe më pas me eksploziv Vajdin Lamaj dhe miku i tij Artan Arsi.
Sipas dosjes hetimore, zbulimi i personave të përfshirë në këto dy ngjarje u bë përmes dëshmisë së një prej të akuzuarve, Luftar Reçit i cili tha disa emra që sipas tij ishin të përfshirë, ku ndër to ai përmendi dhe Lulzim Berishën.
Lulzim Berisha ka qenë edhe subjekt i Operacionit Forca e Ligjit, në shkurt të 2020, ku u kërkua sekuestrimi pasurive të tij dhe të familjarëve për shkak se dyshohej se janë përfituar nga veprimtari të jashtëligjshme.
po sa te kete dursake si Olsi te SPAK, Luli ia gjen anen