
Bëri bujë dokumentari i RAI 3, ku në epiqendër u theksuan udhëtimet e Olsi Ramës dhe lidhjet e Ëngjëll Agaçit me Artur Shehun.
Por një detaj rezulton se është kaluar si me finte. Detaji quhet Françesko Mandoi.
Mandoi ka qënë drejtues i lartë i Prokurorisë së Leçes dhe më pas i strukturës antimafia në Itali, (kreu i saj).
Mandoi tha se ishte rekrutar si këshilltar nga Rama, por askush nuk ja dëgjoi fjalën nga viti 2013 e më tej. Por ama Mandoi nuk tha se si kishte shkuar deri tek paradhoma e Ramës.
Françesko Mandoi ka patur një kontakt të fortë në Tiranë, mik edhe bashkëpuntor shumë të afërt, mik pune por edhe udhëtimesh edhe aventurash. Ai ka qënë shumë i lidhur me Besnik Imerajn, ish anëtar i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. I vetmi gjyqtar i Kushtetueses i dorëhequr dhe jo i shkarkuar dhe që nuk votoi Reformën në Drejtësi, dhe ndryshimet Kushtetuese.
Besnik Imeraj ka një taraf të fortë në Tiranë.
Është profetik mesazhi që ai i dha Ilir Metës President në një darkë pune, duke iu drejtuar:
“Ju mund ta votoni këtë reformë, por do mbetemi pa shokë. “
Në të tillë mendësi ka qenë asokohe dhe Françesko Mandoi. Por ky i fundit nuk kishte hallin e shokëve, por e kishte hallin disi më intelektual.
Françesko Mandoi bashkë me Fatmir Xhafën (Ministër i Drejtësisë) në vitin 2004 sollën ligjin antimafia në Tiranë. Ky ligj nuk u përshtat por u kopjua ‘mot a mot’ dhe për këtë ligj punuan vetëm përkthyesit dhe jo juristët. Ndonëse konteksti italian ndryshonte katërcipërisht me kontekstin shqiptar sa i takon malavitës së asaj kohe, kjo i dha italianëve takat të pakufijshëm që arrinte deri në kryerjen e hetimeve operative brenda territorit të Shqipërisë.
Praktikisht Mandoi, Xhafa, Imeraj, kishin akses në kupolën hetimore kundër krimit të organizuar dhe një fushëveprimi të çmuar për të ndikuar se kush do mbetej në lojë dhe kush do rrasej në burg.
Asokohe hyri në lojë gradualisht edhe avokati Ëngjëll Agaçi me zyrë në Itali, ku jurisprudencën e kishte zanat të dytë pasi kishte marrë diplomën në Insitutin Bujqësor të Kamzës.

Agaçi ishte një lojtar i çmuar i lojës juridike penale që po luhej midis Italisë dhe Shqipërisë. Ai shfrytëzoi hallkat e lidhjeve dhe njohjeve duke bërë ndere të rëndësishme, duke fituar besimin e drejtuesve të lartë të partisë Demokratike asokohe në pushtet, por edhe të Edi Ramës aokohe kryetar opozite. Edi Rama e emëroi menjëherë sekratar të Përgjithshëm kur shkoi kryeministër.
Agaçi është mik i ngushtë me Xhovani Lisin, ish shef i Guarda di Financës që u akuzuar për ujdi me tokat e Artur Shehut në bregdet.
Dukej se linja Mandoi – Imeraj – Xhafa – Agaçi po punonte si makinë qepëse deri kur amerikanët hapën tjetër lojë:
Ky ishte momenti kur Mandoi kuptoi se nuk i duhej as dreqit, Xhafa kuptoi se nga pro – italian duhej të bëhej pro-amerikan, Imeraj kuptoi se ishte momenti të tërhiqej, ndërsa Agaçi kuptoi se ishte momenti të bënte siç i thoshte zoti Edi Rama.

Për sa më sipër, ndryshe nga sa deklaron publikisht Françesko Mandoi se ishte Edi Rama dhe përfaqësuesit e krimit pranë tij ata që e nxorën jashtë loje, janë justifikime banale.
Sepse nuk u nxor Mandoi jashtë loje, por ndryshoi gjithë loja. Mandoi ishte i pafederuar në kampionitin e ri të futbollit amerikan.
Françesko Mandoi nuk është aspak një prokuror i lartë italian që ëndërronte të vendoste drejtësinë nga kjo anë e Otrantos.
Ai është thjesht një arkitekt i dëshpëruar, projektin e të cilit për ligjin antimafia ja hodhën në erë amerikanët. Për pasojë në këtë moshë të pensionit, ai ka plotësisht të drejtë të ndihet i hidhëruar sepse ëndërroi një pension me pushtet, por mesa duket përfundoi dëshmitar te RAI 3. / Hashtag. al
Ky artikulli i temes pa dashje ja paska rras edhe me keq Engjell Agacit ahahah! Ore tema ju kane rreshkit pllumbat
Së pari, nuk është artikull i Temës, hap sytë. Është i hashtag.al. Së dyti Tema ia fut kujtdo që bubrron, jo vetëm sali këllirës
Mandoi pensionisti ne rai 3 tv putinist dhe ky fredi ymeri ka punuar pef sherbimet ruse. Djali djali
Bravo sufllaqe Rai 3 tv pro rus i shitur etj Kurse Tema dhe bolja të besuar të drejtë Si nuk keni pak dinjitet per veten tuaj
Rai 3 pro putinit keshtu ka qene ate qe perfaqeso rai 3 rifondacione komuniste italiane Dhe fred ymeri keshilltar i metes ky fredo eshte rekrutuar pyet liken kur t vije te elpidhi liries saliut
Te gjithe bashke duke vraouar pas interesave te tyre, Shqiperia vetem ! Lidhjeve te tyre nuk ja del as Edi as Spak . Ishalla e vazhdon Amerika mer seriozitet dhe nuk e le te zvarritet ne mes te rruges !
Emisionin e RAI 3 kuptohet lehtë që e sponsorizuan/paguar fuqishëm nga familja Berisha dhe mafiozi italian me nam në arrati Becchetti. Kot nuk thoshte Prefekti Tironës në kohën e Fashizmit, Qazim Mulleti: PARJA E ÇO UJIN PËRPJETË. Shumë shpejt do dali forma dhe ndërmjetësi në Itali i pagesës së këtij emisioni të RAI 3, si dhe personat pagues shqiptar dhe italian.
Po te ishte per lek, kishte ble rama gjithe kanalet e rait dhe mediaset bashke!! Po ky nuk eshte pamfleti gjergj zefit! Eshte RAI! Televizioni publik Italian. Shteteror!
Te paska djeg bytha keq o Agac prej Roskoveci
TE GJITHE NE BURG .KOMPLOTIST KUNDER ITERESAVE TE SHQIPERISE DHE POPULLIT FUKARA SHQIPETAR.
Berisha ka korruptuat gazetarët e Rai 3. Fajin e ka Berisha! Ed Rama është i pastër qelibar. Qentë le të lehin karvani të ec përpara. Rroftë Ed Rama, rroft Enver Hoxha.
Rrnoft Sali Ram Berisha, njeriu ma qe(lb)libar n bote.
Ti mendon se po ben ironi po sta kupton njeri se sufllaqet vërtetë e mendojnë ashtu. Kanë shitur nënat e motrat per partinë, janë sekt rilindas.
"Sekti"! Rrnoft Sali Ram Berisha, njeriu ma qe(lb)libar n bote. Kjo nuk o ironi, o sarkazme, ne o sarkazme Rithemeljane ne Foltoriste, po t pelqej toj mire, po s pelqej, ani.
Gallat shqiptare, "Françesko Mandoi bashkë me Fatmir Xhafën (Ministër i Drejtësisë) në vitin 2004 sollën ligjin antimafia në Tiranë", ndersa vellai i Fatmirit u burgos ne Itali si trafikant droge. Tjetra, po ky Artur Shehu nga i gjeti tokat ne bregdet, se te jatit te tij nje cope i takonte aty ku eshte sot lungomarja, si pinjoll i Shehajve te Kanines se me Zvernecin nuk kishte pune fare se e kishin Shehajt e tjere qe jetonin brez pas brezi aty.
Hahaha Mandoi do luftonte mafjen me kryemafiozin Imeraj, Xhafen dhe Fatmir Mediun. E forte fare
Kta jan te ter bastard mafioz , nuk kan lidhje me politiken fare , nga saliu Iliri Rama dhe te ter kelyshet qe i ndjekin nga pas , mjer ky vend , se populli ate meriton se ata voton .
Rrugës u kenaqëm me shakatë plot kripë te Duçes . E kujt i duhet kjo analize qe beni ne fund te dites .. asnje njeriu . Ketij populli ja morën shpirtin , kjo eshte e gjitha .
Per Agacin do mjaftonte vetem deshmia e incizuar e Bechetit per te shkuar brenda...sipas medias.
Po ku ke deshmi te incizuar nga Becchetti? Apo shpif se dicka ngelet...po te gjithe bashke as cerek Engjelli nuk jeni..plehra
Ka te drejte per Besnik Imerajn, nje skuth i papare , avokat i Delijorgjit . Spak do gjeje thesare nese e heton kete monster.
"Agaçi shfrytëzoi hallkat e lidhjeve dhe njohjeve duke bërë ndere të rëndësishme"... Hahaha hahaha hahaha Po si e beri kete nga hiçi me diplomen e Institutit bujqesor?!
Rai eshte tv serioz. Ju vazhdoni me brockulla. Rama e ndjen fundin. Do paguaje edhe me shume per te vazhduar aktivitetin e tij te zi. E ndjen se sondazhet nuk e nxjerrin mire. Por te vellane nuk e shpeton dot. Gjermania nuk blihet me para. Fundi i Olsit do terheqe dhe Ramen. Merua e di kete...Por parja cfare nuk ben. Dhe parja e zeze duhet per diten me te zeze.
Sa here qe Tema do te sulmoje dike i ben tag lajmeve te te tjereve. Ky as artikull nuk quhet. I paska djeg bytha keq ketyre!
Legenat e temes qe nuk pushojne me servilizmat ndaj Sulltanit. Hajt te shkuara se shpejt Edhe ju te temes do perfundoni ne SPAK
Agaçi noteri i ligjeve te qeverise me diplome bujqesie???? Xhafa Ymeraj =Baronet e Mafias shqiptare Rama sylesh apo skuth???? Shkrim burimin e infos e paska marre nga Ramiu ,se ja u fut prap atyre qe hane thana dhe fiq prapa kurrizit
Per ligjet cnjerzore antimafia Italia paguan gjoba cdo vit europes per shkeljet cnjerzore mbi te drejtat dhe lirit e njeriut dhe per ate 41bis, ne vend qe marin shembull te demokracit e veriut europes kto marin shembull ligjet e kazanit plehrave europes kriminelve mafiosve hajdutve mashtrusve Italia.
Rama dhe majmunët e ti,si Agaçi e co.nuk janë ëngjë ë.Po nuk e kuptoni që Mandoi dhe Rai tre janë paguar nga Berisha ose Meta.Analizoni problemet që ngrien dhe si trajtohen. Mendoi është bërë si Franc Shkreli,i cili ka qënën1 javë Drejtor i VOA për euroazinë dhe tashti ka mbi 70 vjet wë na çan trapin i paguar nga Berisha