Gjendet pa jetë një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë

22 Dhjetor 2024, 19:49Kronika TEMA
Gjendet pa jetë një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës. Mbrëmjen e sotme policia ka gjetur një person të pajetë në lagjen “10 Korriku”.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi Bashkim Durmishi.

Siaps informacioneve 68-vjeçari dyshohet se është grabitur dhe më pas është vrarë.

Burimet bëjnë me dije se në momentin që policia ka hyrë në banesë, e ka gjetur 68-vjeçarin të zhveshur dhe me një hematonë në nofull, plagë e cila dyshohet se ka ardhur pasi është goditur me sende të forta.

Aktualisht policia ndopdhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.

Lini një Përgjigje