Tritoli në katin e 9-të të pallatit në Tiranë, apartamenti frekuentohej nga i “forti’ i Vlorës

22 Dhjetor 2024, 16:35Kronika TEMA
Tritoli në katin e 9-të të pallatit në Tiranë,

Një sasi tritoli shpërtheu në ballkonin e katit të 9 të një apartamenti në mesnatë në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë që frekuentohej nga i “forti” i Vlorës, Bernard Sinomati.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar ndërsa hetuesit dyshojnë se lënda eksplozive është hedhur me anë të një droni.

Me ndihmën e forcave zjarrëfikëse, shërbimet e Policisë hapën me forcë derën pasi në banesë nuk kishte njeri dhe konstatuan të dëmtuar xhamin dhe vetratën e ballkonit, nga lënda plasëse.

Nisur nga rrethanat e ngjarjes dhe informacionet e grumbulluara, ku tritoli ka shpërthyer në katin e 9, hetuesit kanë ngritur dyshime se për hedhjen e eksplozivit në ballkon është përdorur një dron.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi policia ka mësuar se banesa frekuentohej nga Bernard Sinomati, një emër i njohur për policinë i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe i dënuar në Belgjikë. Bernard Sinomati është vëllai i Sokol Sinamatit, ish anëtarit të bandës së “Gaxhait ”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, 22 vjeçarit që u ekzekutua me snajper në janar të këtij viti në lagjen “Hajro Çakerri” në vlorë.

Po ashtu në janar të vitit 2022 atij i është vendosur eksploziv në automjetin e tij të parkuar në qytetin bregdetar.

Hetuesit po ashtu po hetojnë edhe pistën nëse sasia e tritolit që shpërtheu mund të jetë poseduar nga personat që frekuentonin apartamentin dhe ka shpërthyer aksidentalisht ose është inskenuar.

3 Komente

  1. 1
    1

    Sinomatet sikur kishin uzine qe prodhonte kriminele

    Përgjigjjuni
    1. N
      Nje me pake Hamin cdo dite..

      Kokat hengshin nje me pake .....keta Cubat qe ne Burg behen pishman,, pastaj behen deshmitare te penduar ! Sa jane jashte keta behen Trima me qytetaret e thjeshte... bejne krime... pastaj faza e fundit fillojen e qajne.... keta jane te semure .. se nje njeri i rregullt .... ben nje jete si te gjithe te tjeret te rregullt....

      Përgjigjjuni
      1. N
        Nje me pake Hamin cdo dite..

        Kokat hengshin nje me pake .....keta Cubat qe ne Burg behen pishman,, pastaj behen deshmitare te penduar ! Sa jane jashte keta behen Trima me qytetaret e thjeshte... bejne krime... pastaj faza e fundit fillojen e qajne.... keta jane te semure .. se nje njeri i rregullt .... ben nje jete si te gjithe te tjeret te rregullt....

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje