Makina i pret rrugën, furgoni i “Shqiponjave” përplaset me barrierën në aksin Fier-Lushnjë

22 Dhjetor 2024, 12:22Kronika TEMA
Makina i pret rrugën, furgoni i “Shqiponjave” përplaset me

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fier – Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Një automjet i policisë është përplasur me mbrojtësen metalike.

Mësohet se furgoni i forcave “Shqiponja” është përplasur me barrierën mbrojtëse te autostradës, pasi një autoveturë i ka prerë rrugën dhe për të shmangur përplasjen me mjetin, ka goditur barrierën.

Burimet bëjnë të ditur se nuk ka persona të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Në vendgjarje po kryhet ekspertiza e policisë për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Lini një Përgjigje