Grabiti me dhunë klientin dhe e zbriti nga makina, arrestohet taksisti në Tiranë

22 Dhjetor 2024, 10:53Kronika TEMA
Grabiti me dhunë klientin dhe e zbriti nga makina, arrestohet taksisti

Një 26 vjeçar me profesion taksist është arrestuar pasi akuzohet se i ka marrë me dhunë një klienti një shumë parash dhe dy aparate celularë.

''Komisariati i Policisë Nr. 1, pas marrjes së  kallëzimit nga një 20 vjeçar i cili kallëzoi se taksisti me të cilin udhëtonte në taksi  i kishte marrë me dhunë një shumë parash dhe dy aparate celular, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1, shtetasi A.P, 26 vjeç.

Ky shtetas, orët e para të ditës të mëngjesit të ditës së djeshme, ka marrë në taksinë që drejtonte shtetasin Xh.H, 20 vjeç, dhe gjatë udhëtimit, ka ndaluar mjetin në një rrugë të pabanuar  në afërsi të lagjes së Çollakëve, dhe i ka marrë me dhunë  shtetasit Xh.H një shumë parash dhe 2 aparate celularë dhe më pas e ka zbritur nga taksia dhe është larguar.

Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit A. P., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”, njoftoi policia. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

5 Komente

  1. N
    Nua rroki

    Qijani robet ti kepusin dy duart, ky ligj duhet te hyje ne fuqi qe cdonjeri ka mundesi ta njohe hajdutin . Taksist hajdut

    Përgjigjjuni
    1. L
      Luli

      Une nuk i kuptoj keta te Bashkise se Tiranes,se si mund ti jepet leja per te ushtruar taksistin nje 26-vjecari???E para ai nuk eshte familjarizuar me adresat ne Tirane(8 vjet ka nga koha kur merr patenten),e dyta -ai me siguri nuk ka krijuar akoma familjen dhe e perdor lejen per te grabitur klientet e per tu pasuruar.Per mendimin tim(jam inxhinjer mekanik)asnje person nen 35-vjet nuk duhet te paiset me leje taksisti!!!???

      Përgjigjjuni
      1. I
        I papami

        Na tregoni emrin e kompanise se taksise. 26 vjec taksist me ben te mendoj per blue taxi....

        Përgjigjjuni
        1. B
          Besimtari

          Luli..konentuesi...,ke te drejte me cfare shkruan e sygjeron!

          Përgjigjjuni
          1. E
            Emri

            Edhe kete lajm e degjuam. Dikur ishin taksistet viktima te grabitjeve, tani na doli dhe taksisti grabites. keq e me keq

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje