I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen dy të miturit në Vlorë

22 Dhjetor 2024, 13:55Kronika TEMA
I vodhën me dhunë portofolin 66-vjeçarit, arrestohen dy të

Dy të mitur, të moshave 16 dhe 17 vjeç janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi në bashkëpunim me një person të tretë i vodhën me dhunë portofolin një 66 vjeçari.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur më 20 dhjetor, rreth orës 23:00.

"Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se këta shtetas, më datë 20.12.2024, rreth orës 23:00, në bashkëpunim me një person të tretë, i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një shumë të konsiderueshme parash një 66-vjeçari, në qytetin e Vlorës", informoi sot policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

2 Komente

  1. R
    Real

    Nuk quhet vjedhje , por grabitje me dhune.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Plasini ne Burg legenat.

      Ku muterit edhe Vlonjatet me krime.... e Turperuhan Vloren Heroike ... Turp me keta plehra legena... qe nuk punojne.... por grabisin.... por sikur tjua kishin grabitur Prinderve te juaj ho legena njerez pa krakter.... pisa te rinje...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje