Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë

22 Dhjetor 2024, 12:49Kronika TEMA
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të

Një konflikt mes dy grupeve të rinjsh ka degjeneruar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunës rreth orës 20:00 në fshatin Shkallë, të Bashkisë Konispol.

Në konflikt janë përfshirë të paktën 6 persona, bëjnë të ditur burime për ABC News. Prej tyre ka pasur edhe të plagosur.

Në spitalin e Sarandës kanë shkuar për mjekim 3-4 persona, por 19-vjeçari Amarildo Saliko nga Konispoli dhe 22-vjeçari Flori Pasho nga fshati Shalës kanë qenë të plagosur më rëndë. Ata kanë të çara 3-4 cm në kokë dhe kanë marrë ndihmë në spital.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mësohet se janë shoqëruar 4 persona të cilët po merren në pyetje për të sqaruar shkaqet e kësaj ngjarjeje.

1 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Tourkotsamides....mega problem

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje