Gjykata e Lartë rikthen në Apel çështjen për Thoma Gëllçin

23 Prill 2026, 18:05Kronika TEMA
Gjykata e Lartë rikthen në Apel çështjen për Thoma

Gjykata e Lartë ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi, duke e rikthyer çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm.

Gëllçi u arrestua me urdhër të SPAK më 8 Tetor 2023. Ai u dënua me 1 vit e 4 muaj burg nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të një abuzimi me tenderin për RTSH Agro.

Si pasojë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi i Gëllçit iu reduktua në 1 vit dhe 4 muaj heqje lirie, ndërsa u lirua nga qelia më 30 Gusht 2022. 

Gëllçi, ka fituar çështjen edhe në Strasburg, në shkurt 2025, kundër shtetit shqiptar. Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vlerësoi se SPAK e mbajti atë në paraburgim për një periudhë prej më shumë se shtatë muajsh pa prova të mjaftueshme të mjaftueshme ligjore.

Në këtë çështje janë përfshirë edhe Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe janë dënuar secili me nga 1 vit burg.

3 Komente

  1. B
    Beqiri

    Me e bulura eshte se u arestua ne 23 dhe u lirua ne 22.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Turp per drejtesine ecre te korruptuar

      Tani e kane rradhen per paraburgim ata te Spak dhe Gjkko qe hetuan dhe denuan Gellcin.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Populli

        Po nuk u vendos qe gjyqet ku i akuzuari dhe pastaj i dënuar fiton pafajësin, të gjitha shpenzimet e këtij gjyqi ti paguaj prokurori dhe gjykatësi qe kanë punuar me dosjen kjo punë nuk do të rregullohet kurrl.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje