‘Policia e shtetit nuk mund të mund të veprojë e vetme dhe as nuk mund të jetë e vetmja përgjegjëse, nëse hallkat ndërinstitucionale nuk bashkëpunojnë dhe zbatojnë ligjin.’
Është kjo një pjesë nga letra që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano i ka dërguar Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, bashkive, prefektuarave dhe ministrive përgjegjëse me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt.
“Për të garantuar dhe siguruar jetën e qytetarëve dhe të pushuesve, përgjatë sezonit turistik dhe jo vetëm, kërkojmë bashkëpunimin dhe angazhimin e të gjitha hallkave institucionale për të monitoruar, kontrolluar zbatimin e ligjit dhe të akteve nënligjore në fushën e turizmit.”
Për të arritur rezultatet e duhura, Nano kërkon që policia e shtetit të informohet periodikisht për masat e marra, gjë që sipas tij nuk është bërë në asnjë rast.
“Policia e Shtetit duhet të informohet periodikisht mbi masat e marra nga institucionet përgjegjëse (detyrim i cili nuk rezulton të jetë zbatuar nga institucionet drejtpërdrejt përgjegjëse, për asnjë rast), të cilat lejojnë licensimin për zhvillimin e aktiviteteve dhe turizmit detar, pajisjen me leje drejtimi të pajisjeve motorike lundruese, përcaktimin e zonave të ndaluara për lundrim dhe ankorim të mjeteve lundruese, si dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me hapësirën detare. Duhet të informohen të gjitha organet ligjzbatuese për çdo shkelje apo moszbatim të ligjit nga çdo subjekt publik apo privat.”
Kjo letër që mban datën 5 Gusht vjen pas aksidentit tragjik të së martës në Potam.
Ja keshtu me pelqen , kur i ben cope edhe me shkresa edhe publikisht . Se ajo biba e Turizmit e gjeti kollaj me akuzuar vetem policine. Por ama beje per cdo rast. Dhe se harrova : hiqe kete drejtorin e policise se Tiranes se do te te beje gropen.
Nuk na duhet trajnimi e ke bere e diplomat qe ke marre!te drejtosh sot policine duhet te jesh operativ!Nuk eshte ne lartesne e detyres Drejtori i Pergjithshem i Policise kur shikohet ose ndegjohet vetem ne te tilla raste.Neper zyrat e shtetit ka plot me kostume e kollare e kur ndeshesh per ndonje problem me ta e kupton se sa poshte eshte administrata qe fatkeqesisht eshte mbushur me kuadro nga obori i PS-se po i ndonje partie tjeter!Pergjigjiet e tyre lene shume per te deshiruar!Ndaj i bej thorrje Kryeministrit qe drejtuesit duhet te jene ne radhe te pare qytetare te mirefillte e jo hunj gardhi me kostume e kollare.Te tille fatkeqesisht konstatojme e ka plot ne çdo drejtori e ministrti. Ndaj edhe ndodhin keo fenomene kaq te renda jo si raste sepse te tilla bota ka shume por menyra si trajtohen e nga kush ndodhin eshte shume larg me te qenit shtet i mirefillte demokratik.Polic me skaf personal nuk gjen as ne nje vend te botes apo keta rroajne kufirin se mos u iken ndonje gomone e ngarkuar me "lende" pertej Atlantikut apo detit Jon.Keto lloj vemjesh prodhim sistemi duhet te marrin denim maksiman ndryshe "te puth halla ne dy faqe"!
Bëjeni punën, dakort, se për veten e bëni pastaj për njerëzit e thjeshtë. Por çfaj kanë njerëzit që porositin guida dhe nga pardje të gjithë skafet i ka mbledhur policia si bagëti?! Kjo formë më tregon paaftësi edhe të drejtuesve të rinj. Bum bum me sopatë....
Këtu shteti dhe institucionet janë pothuaj inegzistente. Administrata publike është fryrë dhe kthyer në një vrimi të zezë për buxhetin dhe plagë e mahisur për rryshfet dhe korrupsionin në vend. Krimi ordiner dhe trafikantët e drogmenët kanë depërtuar si metastaza në institucionet shttërore duke kriminalizuar ndërtesën shtetërore që rrezikon të shëmbet. Papërgjegjshmëria është kthyer në normë,vjedhja në zakon,përtacia në modë dhe korrupsioni në ves. Kriminaliteti ka fituar mbi qytetarinë dhe të rinjtë e shohin si rrugën e vetme për pasurim në një vend ku njeriu i punës përçmohet ndërsa krimineli nderohet. Këto 30 vjet shoqëria ka humbur busullën dhe po shkon drejt degradimit të plotë moral dhe shpirtëror. Shqipëria po kthehet në Republikë bananesh dhe territor narko-frafikantës që thirren "bisnesmenë". Zota na ruaj.
Puna nuk behet me fushata apo aksione kur ndodhin fatkeqesi poe duhet constante dhe e vazhdueshme per te parandaluar ngjarjet e hidhura, ne rastin konkret duhet te penalizohen te gjithe personat qe kane lidhje me ngjarjen si ata te terrenit dhe te administrates, nqs doni te rregulloni problemin dhe ligjet duhet te jene me te ashper per ata qe abuzojne me detyren apo nenvleftesojne ate.