Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres së tij, arrestohet 36-vjeçari shqiptar në Itali

29 Prill 2024, 09:18Kronika TEMA
Goditi me çekiç në kokë të dashurin e ish-partneres

Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, për tentativë vrasjeje.

Shqiptari, duke mbajtur një çekiç në dorë, ka sulmuar të dashurin aktual të ish-partneres së tij, duke i shkaktuar lëndime shumë të rënda në kafkë.

Ngjarja ka ndodhur në Prato dhe vetëm ndërhyrja e shpejtë e patrullës, ka parandaluar vrasjen.


I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Lini një Përgjigje