Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan", gjobiten drejtuesit e mjeteve

28 Prill 2024, 16:03Kronika TEMA
Kryen parakalime të gabuara në dalje të autostradës

Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqen 18 automjete që kryejnë parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar dhe në kundërshtim me sinjalizimin rrugor, në dalje të autostradës "Tiranë-Elbasan".

Policia e Elbasanit informon se ka kryer verifikimet dhe kanë vënë masën administrative 3 000 lekë të rinj për secilin automjet, bazuar në pikën 15, neni 146, të Kodit Rrugor.              


Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

 

1 Komente

  1. l
    lani

    shofer gruqime i thomi ketij neve

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje