Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër, reagon KLGJ: Dënojmë këtë akt kriminal, të zbardhet ngjarja

28 Prill 2024, 12:30Kronika TEMA
Shpërthimi me tritol në banesën e gjyqtarit në Shkodër,

Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon sulmin e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj, në Shkodër.

Në një rëagim, KLGJ kërkon nga organi i akuzës që të bëhet hetimi dhe zbardhja e ngjarjes për të nxjerrë përpara përgjegjësisë, autorët. 


Reagimi i KLGJ:

Duke marrë shkas nga informacionet e përcjella nga media e shkruar dhe vizive si edhe bazuar në informacionin paraprak të Policisë, ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur në banesën e magjistratit z. Tonin Sterkaj, me funksion gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Këshilli i Lartë Gjyqësor përcjell shqetësimin për këto akte që cenojnë rëndë sigurinë e gjyqtarit dhe përbëjnë kërcënim serioz për gjithë shoqërinë shqiptare.


Këshilli i Lartë Gjyqësor dënon aktin kriminal dhe i kërkon organit të akuzës hetimin, zbardhjen e ngjarjes dhe të nxjerrë para përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i shpreh mbështetjen të gjithë gjyqtarëve të sistemit gjyqësor për të garantuar sigurinë e tyre, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën pa frikën e kërcënimeve, pasi respektimi i funksionit dhe dinjitetit të tyre, është parakusht për një proces të rregullt ligjor, për një sistem drejtësie efektiv dhe efikas, por edhe për funksionimin normal të shtetit të së drejtës.

1 Komente

  1. J
    Jane tmerruar

    Anetaret e KLGJ nuk u rruhet per gjyqkarin Sterkaj, por kane hallin se kur do e kane ata rradhen e tritolit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje