Taulant Balla në Kapshticë: Shtim i sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse

27 Prill 2024, 13:10Kronika TEMA

Taulant Balla në Kapshticë: Shtim i sporteleve gjatë ditëve

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një inspektim dhe takoi kontrollorët shqiptarë e grekë në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Ministri kërkoi rritje të shpejtësisë së përpunimit të kalueshmërisë, si dhe rritjen e numrit të sporteleve gjatë ditëve të Pashkës Ortodokse, që kremtohen javën e ardhshme.

“Pakti i parë dhe përshtypja e parë që krijon një i huaj me Shqipërinë është vendkalimi edhe punonjësi i Policisë Kufitare.

Të kemi edhe shërbimet e Policisë Rrugore për të garantuar qarkullimin.

Se kur krijohet fluks këtu, krijohet pastaj edhe problem qarkullimi për pjesën drejt Korçës e Pogradecit”, nënvizoi ministri.

Ai u interesua për numrin e pikave të kontrollit, të cilat siç u shpjegua nga përfaqësuesi i Policisë, do të shtohen në ditët e festave kur ka një fluks lëvizje në dy krahët e kufirit.

1 Komente

  1. k
    kozma

    Kur ishte Fiter Bajrami i myslymanve ,,ne pikat e kalimit kish qetesi ,,,,ja te shikojme per pashket grekorthodhokse te orthodhokseve ,,do jet kalimi i qet ,,,,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje