Hodhi bomba molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë, arrestohet 31-vjeçari nga... Laçi

27 Prill 2024, 09:56Kronika TEMA
Hodhi bomba molotov gjatë protestës para Bashkisë Tiranë,

Arrestohet një 31-vjeçar, i cili akuzohet se gjatë protestës para Bashkisë Tiranë të opozitës hodhi bomba molotov.

Në prangat e policisë ka rënë 31-vjeçari me iniciale M. H., banues në Laç, i cili akuzuohet veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë 61-vjeçari me iniciale Xh. V., , banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i Policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me aktet e dhunshme të ushtruara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme, përpara Bashkisë Tiranë, nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në vijim të veprimeve hetimore e procedurale dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, arrestoi në flagrancë shtetasin:

– M. H., 31 vjeç, banues në Laç, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Gjithashtu, procedoi në gjendje të lirë shtetasin Xh. V., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

1 Komente

  1. E
    Edi

    Po ça i arrestoni edhe i lini prap???? Te paguajne te gjitha demet e lyerjes rregullimeve çdo gje, pastaj le te dalin. Keshtu mund tju dhembi ca, pastaj do vijne ne proteste vetem me dy gishta perpjete

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje